LAJMI I FUNDIT:

Mjekët në Britani të Madhe planifikojnë të hyjnë në grevë, kërkojnë rritjen e pagave për të kompensuar inflacionin

Mjekët në Britani të Madhe planifikojnë të hyjnë në grevë, kërkojnë rritjen e pagave për të kompensuar inflacionin

Një grevë katër-ditore e planifikuar nga dhjetëra mijëra mjekë javën e ardhshme mund të çojë në shtyrjen e rreth një çerek milionë vizitash mjekësore, tha një zyrtare e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe (NHS).

Reklama

Layla McCay nga NHS, tha se ndikimi pritet të jetë më i madh se greva tre-ditore e muajit të kaluar nga mjekët e rinj, çka çoi në shtyrjen e 175 mijë vizitave dhe procedurave mjekësore.

“Ndikimi do të jetë aq i madh sa ka të ngjarë të prekë sigurinë shëndetësore të pacientëve dhe përbën shqetësim për çdo drejtues të kujdesit shëndetësor”, tha McCay për BBC Radio 4.

Greva e planifikuar për të martën nga të ashtuquajturit mjekët e rinj është e fundit në një valë protestash nga punonjësit e sektorit publik që kërkojnë rritje të pagave për të kompensuar inflacionin në shkallën mbi 10 për qind.

Rritja e kostos së jetesës, e nxitur nga rritja e theksuar e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, ka bërë që anglezët të kenë vështirësi t’i përballojnë faturat ndërsa rrogat e punonjësve të sindikatave nuk reflektojnë tregun gjatë dekadës së fundit.

Javën e kaluar, punonjësit e zyrës së pasaportave filluan një grevë pesë-javore dhe punonjësit e sigurisë në Aeroportin Heathrow braktisën punën për një afat dhjetë-ditor. Grevat nga drejtuesit e trenave dhe autobusëve, punonjësit e postës, shoferët e ambulancave dhe infermierët kanë shkaktuar probleme për britanikët.

Arsimtarët, të cilët refuzuan kohët e fundit një rritje page si të papranueshme, planifikojnë të organizojnë greva më 27 prill dhe 2 maj, duke sjellë shqetësime për prindërit dhe nxënësit. /VoA/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ujë Kllokoti i bashkohet familjes RUGOVE

Ujë Kllokoti i bashkohet familjes RUGOVE

Korporata Rugove
Hapet Thirrja Publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, qytetarët mund të aplikojnë deri më 22 nëntor

Hapet Thirrja Publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, qytetarët mund të aplikojnë deri më 22 nëntor

Ekonomi
Subvencione nga qeveria për pompat termike - zgjidhni ECOTEK për ngrohjen e shtëpisë tuaj

Subvencione nga qeveria për pompat termike - zgjidhni ECOTEK për ngrohjen e shtëpisë tuaj

ECO TEK
Suksesi i jashtëzakonshëm i rTrust - mbi 4000 nënshkrime elektronike në më pak se një muaj

Suksesi i jashtëzakonshëm i rTrust - mbi 4000 nënshkrime elektronike në më pak se një muaj

Ekonomi
Mirësevini në BauOutlet! – Fushë Kosovë

Mirësevini në BauOutlet! – Fushë Kosovë

Bau Market
Exquisa dhe Miree marrin çmimin e Lidershipit në Tregun e Djathrave

Exquisa dhe Miree marrin çmimin e Lidershipit në Tregun e Djathrave

Kosmonte Foods
Kalo në kategori