Mjekët këshilluan Jotën të mos fluturojë me aeroplan, për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale

Diogo Jota, ylli i Liverpoolit, është këshilluar nga mjekët që të mos fluturojë me aeroplan pas një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale, duke e detyruar atë të zgjedhë një rrugë alternative për t’u kthyer në Angli për stërvitjen parasezonale.
Në vend të fluturimit, Jota planifikon të udhëtojë me makinë nga Porto dhe më pas me traget nga porti i Santanderit në Spanjën veriore drejt Liverpoolit.
Ky udhëtim e çon atë përmes provincës Zamora, në veriperëndim të Spanjës, pranë kufirit me Portugalinë, e cila kohët e fundit është bërë skena e një tragjedie rrugore që përfshiu Jotan dhe vëllain e tij, Andre.
Një aksident rrugor pranë fshatit të vogël Cernadilla në Zamora ka tronditur komunitetin lokal dhe mediat ndërkombëtare.
Kjo ngjarje e rëndë vjen në një kohë kur Jota kishte përfunduar një udhëtim drejt Porto-s për të marrë pjesë në dasmën e tij, por për shkak të këshillave mjekësore duhet të shmangë fluturimet. /Telegrafi/






















































