LAJMI I FUNDIT:

Mjekë nga Amerika kontrolluan 116 fëmijë me problem në zemër

Mjekë nga Amerika kontrolluan 116 fëmijë me problem në zemër

Në organizim të Organizatës “Gift of Life Internetional” dhe në koordinim të “Gift of Life Kosova”, një ekip i mjekëve nga Amerika për një javë ka kontrolluar një numër të madh të fëmijëve me probleme dhe anomali në zemër.

Ekipin mjekësor e përbënin Robert Raylman, shef ekzekutiv, Joseph Gaffny, kardiolog, Fatos Rugova, kardiolog, Margaret Challenger, teknike ekografisë dhe infermier Mickey Wider.

Për një javë ekipi mjekësor kontrolloi 116 fëmijë, 49 ishin kontrolle për fëmijët të cilët janë operuar më  herët me ndërmjetësim nga organizata, si donacion në Amerikë, përderisa 67 raste ishin të reja.

Nga 67 rastet e kontrolluara, 17 fëmijë kanë nevojë për intervenim kirurgjik, të cilat pritet të kryhen brenda këtij viti.

Ndryshe, organizata “Gift of  Life Interational” ndihmon 1500 fëmijë  në vit, në mbi 70 vende të  botës për më shumë se 40 vjet. Në fillim të vitit 2009,  janë vënë kontaktet e para mes dy organizatave dhe nga 2009 – 2012,  vetëm 9 fëmijë ishin ndihmuar nga Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori