LAJMI I FUNDIT:

Mjekë, infermierë e zyrtarë komunalë ankohen për koeficientin, Avokati i Popullit: Po e analizojmë ligjin

Mjekë, infermierë e zyrtarë komunalë ankohen për koeficientin, Avokati i Popullit: Po e analizojmë ligjin

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka pranuar 10 ankesa kundër Ligjit për Paga në sektorin publik deri tani, kur ka kaluar vetëm një ditë pasi Qeveria e Kosovës e përcaktoi vlerën e koeficientit.

Nga ky institucion, në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, kanë bërë të ditur se ankesa kanë marrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), auditorë të brendshëm, zyrtarët komunalë, sindikata, organizata joqeveritare, infermierë e mjekë.


Këto janë pagat neto për shumicën e kategorive pas përcaktimit të koeficientit
Lexo po ashtu Këto janë pagat neto për shumicën e kategorive pas përcaktimit të koeficientit

“Deri më tani, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka pranuar 10 ankesa kundër Ligjit për Paga në sektorin publik. Ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm, si nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, auditorë të brendshëm, zyrtarët komunal të arsimit të Komunës së Prizrenit, Shoqata sindikale e shërbimit sprovues të Kosovës, nga organizata Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), infermierët, dhe mjekët që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje, Institucioni i Avokatit të Popullit ka thënë se është duke i trajtuar këto ankesa, dhe po ashtu është duke analizuar ligjin në fjalë.

“Pas kësaj, Avokati i Popullit do të dalë me një qëndrim në lidhje me këtë çështje”.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro.

Ndonëse ekzekutivi e prezantoi si sukses të paarritur më parë, kjo vlerë ngjalli pakënaqësi të shumta.

Sindikatat e Shërbyesve Civilë, infermierëve, policëve e zjarrfikësve thanë se vlera prej 105 euro është e papranueshme për ta dhe paralajmëruan veprime sindikale.

Ndërsa, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës thanë se megjithëse koeficienti nuk i përmbush pritjet e mësimdhënësve, nuk do ta dërgojnë Ligjin për Paga në Gjykatë Kushtetuese. Por, atakimin e tij në instancën më të lartë gjyqësore e paralajmëroi Këshilli Prokurorial i Kosovës, pasi sipas tyre, me këtë ligj është cenuar funksionalizimi i sistemit prokurorial./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori