LAJMI I FUNDIT:

Mitsubishi është gati ta prezantojë makinën më të mirë, që e ka prodhuar ndonjëherë (Foto)

Mitsubishi është gati ta prezantojë makinën më të mirë, që e ka prodhuar ndonjëherë (Foto)

Don Swearingen, president ekzekutiv dhe zyrtar i operimit në Mitsubishi, ka bërë të ditur se kompania që drejton, është gati të prezantojë makinën më të mirë që e ka prodhuar ndonjëherë.

Pa dhënë detaje shtesë, ai ka njoftuar se do të jetë një kombinim mes Outlander dhe Outlander Sport, ka motor me katër cilindra si dhe risi të mëdha në teknologji, transmeton Telegrafi.


Ky model që nuk dihet se si do të duket, do të prezantohet në Geneva Motor Show, që zhvillohet gjatë muajit mars.

Mediet që merren me automobilizëm, kanë thënë më parë se ky do të jetë i bazuar në modelin Lancer, apo në Evolution, por këto janë hedhur poshtë pasi është dhënë lajmi zyrtar. /Telegrafi/