LAJMI I FUNDIT:

Mitsotakis, Zaevit: Unë personalisht nuk do ta nënshkruaja Marrëveshjen e Prespës

Mitsotakis, Zaevit: Unë personalisht nuk do ta nënshkruaja Marrëveshjen e Prespës

Shefi i qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis, në takimin e djeshëm me kryeministrin Zoran Zaev në New York, i ka thënë se ai personalisht nuk do ta nënshkruante Marrëveshjen e Prespës.

Mitsotakis gjithashtu i ka thënë Zaevit se pas ratifikimit të marrëveshjes, ajo është bërë pjesë e të drejtës ndërkombëtare dhe se Greqia duhet ta respektojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mitsotakis e ka përsëritur pozitën e tij se si lider i opozitës ka bërë gjithçka që të mos nënshkruhet marrëveshja, ndërsa gjatë takimit në New York e ka ftuar Zaevit që të mos ketë vonesa lidhur me aspektet e marrëveshjes, sidomos në çështjen e shenjave tregtare.

Ndërsa Zaev e ka përsëritur vullnetin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të mos pasur vonesa, duke e theksuar edhe zbatimin e reformave për procesin integrues në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori