LAJMI I FUNDIT:

Mitsotakis: Referendumi në Maqedoni do të kalojë

Mitsotakis: Referendumi në Maqedoni do të kalojë

Kryetari i partisë politike opozitare “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis konsideron se referendumi tek fqinjët në veri do të kalojë, dhe thotë se pranimi i kombësisë maqedonase dhe gjuhës maqedonase në marrëveshjen e Prespës është diçka e papranueshme.

Siç raportojnë për AIM, Mitsotakis në një intervistë edhe njëherë shprehi kritikat e tij për marrëveshjen e arritur, dhe shtoi se nëse kjo marrëveshje do të ratifikohet ne Kuvendin e Greqisë ai do ta respektojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Është i qartë mendimi im se kjo marrëveshje është e dëmshme. “Demokracia e Re” do të votojë kundër, marrëveshja do të vij në Kuvend. Por natyrisht, do të duhet të respektoj nëse marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend”, thotë Mitsotakis.

Në vërejtjen e gazetarit se gjuha maqedonase është pranuar në dokument të KB-së që nga viti 1977, Mitsotakis u përgjigj me “nuk është e njëjtë”.

“Çështja e Shkupit është e ndjeshme. Shumica e grekëve e refuzojnë marrëveshjen. Posaçërisht në Greqinë veriore shumë njerëz janë tërbuar. Qindra firma greke e përdorin termin “Maqedonia” në prodhimet e tyre. Nuk do të na pengonte nëse gjuha të cilën e flasin në Shkup do të quhej gjuha maqedonase-sllave, por jo gjuha maqedonase” thotë Mitsotakis.

Ai thotë se tek fqinjët verior do të ketë referendum dhe sipas tij marrëveshja do të pranohet. Ai shton se referendum i tillë në Greqi në nuk do të kalonte.

“Unë nuk dëshiroj referendum, por çështjet e jashtme politike duhet t’i zgjedh Kuvendit. Ajo duhet të na bëj që të mendohemi. Tsiprasi nuk u konsultua as për këtë rast. Ai dëshiron që të shfrytëzojë temën dhe ta ndajë partine time, por unë nuk e luaj lojën e tij. E rëndësishme për të ardhmen e Greqisë, që “Demorkracia e Re” të mbetet e bashkuar dhe të mund të ndërtojë qeveri pro-evropiane”, deklaroi Mitsotiakis./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori