LAJMI I FUNDIT:

Mitrovicasit kujtojnë me nostalgji humanistin hebre Nehmin Shefajn

Mitrovicasit kujtojnë me nostalgji humanistin hebre Nehmin Shefajn

Mitrovicasit të shtyrë në moshë, kujtojnë me epitet ish-mjekun, humanistin dhe poliglotin hebre, Nehmin Shefajn.

Studiues të çështjes hebreje në Kosovë përmendin se Shefajn ka arritur në Kosovë në fillim të shekullit XIX, në kuadër të misionit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Ai arrinte të fliste pa asnjë problem në shqip, serbokroatisht, turqisht, gjuhën rome etj.


Kirurgu Shefajn para Luftës së Dytë Botërore për shumë vite kishte shërbyer si mjek i vetëm në Mitrovicë dhe më gjerë, deri në momentin kur ishte marrë nga forcat naziste.

Shefki Voca, studiues i çështjes hebreje në Kosovë ka bërë të ditur për Telegrafin se Nehmin Shefajn, i lindur në vitin 1892 nga Bashkimi Sovjetik ka ardhur në Kosovë para Luftës së Dytë Botërore për t’iu ardhur në ndihmë vendeve, të dala nga luftërat ballkanike, si dhe nga Lufta e Parë Botërore.

Sipas tij, ai ishte në kuadrin e Misionit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar me punë të përkohshme edhe në Zvicër, prej nga bashkë me një grup të punëtorëve shëndetësorë kishte ardhur në Kosovë.

Voca më tej tha se anëtarët e tjerë të këtij grupi, pas një vit qëndrimi në Kosovë u kthyen, ndërsa Shefajn si mjek fillimisht punoi në Prishtinë, ku qëndroi një kohë të shkurtër, e pastaj kaloi në Mitrovicë.

Jeta e doktor Nehmin Shefajnt, shtoi ai, si dhe e shumë hebrenjve tjerë nëpër të gjitha ato hapësira ku shkeli këmba e nazizmit gjerman, përfundoi tragjikisht.

“Doktori ndoshta ka mundur të shpëtojë nga ndjekjet naziste, sikur mos t’i besonte aq fort misionit të tij human që ia kishte kushtuar jetën”, thotë studiuesi i çështjes hebreje, Shefki Voca.

Ai sqaroi se qytetarët e Mitrovicës ishin mirënjohës ndaj shërbimeve që iu kishte bërë dr. Shefajn, dhe për këtë ata i kishin ofruar strehim nga gjermanët.

“Njëri prej atyre që i kishte ofruar strehim ishte Mehmet Aliqi, që më tepër njihet si Hoxhë Banjska, i cili në atë kohë ka qenë imam shumëvjeçar në xhaminë e Banjskës, por Shefajni nuk e kishte pranuar ofertën”, nënvizon Voca.

Studiuesi Voca tha se pas gjithë këtyre peripecive, ndodhi ajo çka nuk dëshirohej. Në shkurt të vitit 1942 doktorin e burgosin në Mitrovicë, prej nga pas disa jave e dërgojnë në Beograd në llogorin famëkeq të Banjicës, në të cilën disa muaj e detyruan të punojë si mjek, ndërsa më 8 maj të po atij viti e pushkatojnë.

Pas burgosjes së këtij humanisti, disa ditë më vonë i ishin marrë edhe gruaja e tij, Hedviga dhe dy vajzat, të cilat u dërguan diku në llogore në Evropë dhe nuk u kthyen më.

Por, mitrovicasit edhe pas tërë këtyre viteve nuk e harrojnë humanizmin dhe mirësinë e tij. Ata doktorin hebre e kishin parë si shpëtimtar të banorëve të Mitrovicës me rrethinë, pasi që ishte i vetmi mjek në këtë anë.

“Shefajn në atë kohë ka shpëtuar banorët e këtij rajoni edhe nga epidemia e ‘Lisë’, që në Kosovë ka mbytur shumë njerëz”, thotë profesori në pension, Agim Deva.

Sipas tij, nga fundi i viteve ‘30-‘40 në Kosovë ka rënë epidemia e Lisë dhe në qytetin e lashtë të Janjevës, ku sipas tij, ka vrarë me mijëra njerëz.

Por banorët e Mitrovicës kishin shpëtuar shumë më mirë nga kjo epidemi falë humanistit hebre, i cili i mësonte banorët që të bëjnë një lloj vaksinimi natyral.

Deva tregon se kirurgu hebre udhëzonte banorët e rajonit të Mitrovicës që të përdorin gjembat e bagremit (akacia) për të shpuar lëkurën.

“Vaksinimi natyral është bërë në atë mënyrë që gjemba e bagremit së pari të futet në puçëza të të infektuarve me sëmundjen e ‘lisë’, e pastaj me të, të thumbohet trupi i njeriut të shëndoshë”, është shprehur Deva, duke shtuar se ky vaksinim ka funksionuar në atë kohë dhe nuk ka pasur shumë të vdekur.

Ndryshe, e vetmja dëshmi që ka mbetur nga ky humanist hebre në Mitrovicë, është shtëpia e tij, në të cilën tani gjendet objekti i njohur si “Shoqata e Gjahtarëve të Mitrovicës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori