Kryetari i Komunës së Mitrovicës Faton Peci ka njoftuar se janë nënshkruar kontratat për subvencionimin e 47 klubeve sportive dhe shoqatave sportive, me një vlerë totale prej 176,100 eurosh.

Sipas njoftimit, kjo mbështetje financiare synon fuqizimin e sportit në Mitrovicë dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e sportistëve dhe klubeve lokale.


Kryetari i komunës ka theksuar se sporti do të vazhdojë të ketë mbështetje të qëndrueshme financiare dhe infrastrukturore, me qëllim ngritjen e performancës së sportistëve dhe trajtimin e tyre në mënyrë dinjitoze.

“Sporti në Mitrovicë do të ketë mbështetje të vazhdueshme financiare dhe infrastrukturore, mbështetje që do të ndikojë në ngritjen e performancës së sportistëve dhe në trajtimin dinjitoz të tyre”, ka shkruar Peci.

Subvencionimi i klubeve dhe shoqatave sportive synon të kontribuojë në zhvillimin e mëtejmë të sportit, përkrahjen e talenteve të reja dhe rritjen e aktiviteteve sportive në komunën e Mitrovicës. /Telegrafi/