LAJMI I FUNDIT:

Mitreski-Aggeler: Kuvendi funksional dhe efikas është në interes të qytetarëve dhe shtetit

Mitreski-Aggeler: Kuvendi funksional dhe efikas është në interes të qytetarëve dhe shtetit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, sot realizoi takim me Angela Aggeler, ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, me të cilën biseduan për aktivitetet prioritare në Dhomën Ligjvënëse në periudhën e ardhshme, njoftojnë nga shtypi i Kuvendit.

Aggeler theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut gjithmonë do të ketë mik dhe mbështetës të madh SHBA-në.


Mitreski, thuhet në njoftim, falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja ia jap vendit tonë si në aspektin e proceseve reformuese, ashtu edhe në rrugën tonë të integrimit evropian drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se qytetarët e Maqedonisë e vlerësojnë veçanërisht partneritetin strategjik me SHBA-në, i cili është shtyllë për bashkëpunimin e fortë bilateral ndërmjet dy vendeve.

“Të dy bashkëbiseduesit iu referuan prioriteteve të Kuvendit në periudhën në vijim, përkatësisht deri në fillimin e fushatës zgjedhore, por e theksuan edhe nevojën e dialogut parlamentar ndërmjet deputetëve të shumicës parlamentare dhe opozitës, që është kryesor për punën efikase të Kuvendit.

Kryetari Mitreski theksoi se Kuvendi në periudhën e ardhshme do të punojë intensivisht, obligim i tij është që propozimet që vijnë në Kuvend t’i procesuojë, pavarësisht nëse propozues është Qeveria ose grup deputetësh.

Ai theksoi se për herë të parë pas 16 vite po mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare, që do të thotë se Kuvendi do të punojë deri në fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, përkatësisht deri në fillim të prillit. Kjo lë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar procedurën për më shumë zgjidhje të rëndësishme ligjore”, njoftojnë nga Kuvendi./Telegrafi/