LAJMI I FUNDIT:

Misteri i liqenit me skelete

Misteri i liqenit me skelete

Shkencëtarët deri sot kishin menduar se qindra skeletet e gjetura brenda liqenit Rupkund në Himalajat indiane, kanë qenë të pelegrinëve që mund të kenë vdekur gjatë një stuhie rreth 1000 vite më parë. Por, analizat më të fundit e hodhën poshtë këtë ide.

Brenda liqenit janë 800 skelete njerëzish. Analizat e ADN-së të kryera në fillimvitet 2000, kishin sugjeruar se të vdekurit ishin nga Azia e Jugut, rreth vitit 800 të erës sonë. Shenjat tregonin se të gjithë kishin vdekur në të njëjtën kohë. Por, analiza më të plota të kryera kohët e fundit, kanë treguar se 23 prej skeleteve kanë vdekur në një tjetër periudhë, midis shekullit VII dhe X, ndërsa 14 të tjerë kanë vdekur 1000 vite më vonë, po ashtu në të njëjtën ditë. Dhe, ndryshe nga të tjerët, grupi i fundit e ka origjinën nga Mesdheu, nga Greqia dhe Kreta më saktësisht. Në të njëjtën ditë me këta ka vdekur edhe një person me origjinë nga Azia lindore.


Kjo bën të ngrihen pyetje të tjera rreth misterit 50-vjeçar: ç’bënte një grup mesdhetarësh në Rupkund, dhe pse vdiqën njëherazi? Për më tepër, shkencëtarët as nuk e dinë se çfarë e ka shkaktuar vdekjen me saktësi.

Skeletet janë të të dy gjinive dhe në to nuk është gjetur asnjë shenjë dhune luftarake, as armë rretherrotull. Veç kësaj, gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e mirë, ndaj kjo përjashton edhe mundësinë e ndonjë epidemie në masë. /TCh/