Katër njerëz, nga katër rrugë të ndryshme të jetës, të gjithë me shpresën për fat dhe famë në një botë fantazie dhe ëndrrash. Duke gjetur në vend të kësaj një fund misterioz të jetëve të tyre, dhe duke vërtetuar se ëndrrat jo gjithmonë realizohen, sidomos në Hollywood.
Joshja dhe shkëlqimi i Hollywoodit është e pamohueshme dhe ai ka ekzistuar për dekada të tëra si një vend ëndrrash për ata që kërkojnë famë.
Është një vend që mban për të gjithë ne një derë të hapur drejt fantazisë, ëndrrave, dëshirave. Në krye të herës ishte një tokë e fantazisë e cila përbënte ekzistencën e përsosur për të gjithë ata që e arrinin. Njerëz të bukur që bënin jetën e përsosur në një vend-parajsë, kështu dukej.
Kur e shihnim përmes filmave dhe yjeve pothuajse hyjnorë të ekranit , besonim të gjithë se këtu në Tokë ekziston një vend kaq i madh dhe unik. Ishte me të vërtetë e vështirë të imagjinohej ndonjë defekt, apo që e keqja të kish zënë vend aty.
Por pas gjithë joshjes dhe bukurisë kishte një realitet tjetër në Hollywood.
Mjerisht, bota e ëndrrave kishte të gjithë të metat njerëzore që ekzistojnë kudo dhe asnjë nuk qe i mbrojtur prej tyre. Regjisori i famshëm, me të gjithë prestigjin dhe pushtetin e tij nuk ishte i imunizuar dhe në të vërtetë ishte po aq i pambrojtur sa një vajzë e re që ecën nëpër rrugë dhe jeton ku të mundet, në një përpjekje për të siguruar ëndrrën që vetëm Hollywoodi mund ta ofrojë.
Pastaj është aktorja që ishte në kulm të karrierës së saj dhe njeriu që kishte një karrierë të mirë, por që kish mbetur shumë poshtë ëndrrave dhe aspiratave.
Katër njerëz në shtigje të ndryshëm të jetës, të gjithë me shpresën për të siguruar jetën e magjishme që vetëm Hollivudi mund të ta japë. Por që të gjithë shkojnë drejt fundeve misteriozë, nga të cilët askush nuk kishte fundin e lumtur Hollywoodian të një filmi klasik. Jetët e këtyre katër individëve përfunduan në mënyrë tragjike dhe përbëjnë katër raste të ëndrrave Hollywoodiane që nuk u përmbushën asnjëherë.
Taylor
William Desmond Taylor kishte lindur në Irlandë dhe në 1872 shkoi për në Nju Jork në 1890, ku dhe gjeti punë si aktor jokryesor në disa drama. Ai në ato kohë quhej William Taner dhe pas pak vitesh u takua dhe u martua me vajzën e një ndërmjetësi të pasur të Wall Streetit, i cili e punësoi në një prej bizneseve të tij. Ai u bë një pjesëtar shumë popullor e i suksesshëm i shoqërisë së Nju Jorkut dhe dukej se do të kishte në jetë të lumtur dhe një të ardhme të ndritur. Por më pas, krejt papritur ai u nda nga gruaja duke e lënë atë dhe fëmijën pa thënë lamtumirë, dhe u nis për në Kaliforni.
Këtu ai e ndryshoi emrin në William Taylor dhe iu fut aktrimit në 1915. Sidoqoftë, ishte më i interesuar për punën e regjisorit dhe që nga 1915, deri kur vdiq në 1922 u bë regjisor i më shumë se dyzetë filmash. Më 2 shkurt, 1922 ai u gjet i vrarë në shtëpinë e tij, me një plumb në shpinë, në kulmin e karrierës dhe kur ishte vetëm pesëdhjetë vjeç. Vrasja nuk u zbardh asnjëherë, ndonëse fqinjët kishin dëgjuar një të shtënë arme në mesnatë e madje kishin parë edhe një djalë me flokë të zinj duke u larguar nga shtëpia e Taylorit. I dyshuari nuk u gjet kurrë dhe askush nuk u arrestua për këtë krim.
Motivi për vrasjen nuk u zbardh asnjëherë edhe pse pati shumë zëra që ajo kishte të bënte me aktoren Mabel Normand, me të cilën Taylor kish qenë i lidhur në ato kohë. Sipas po këtyre zërave, Normand ishte një përdoruese e kokainës dhe se Taylor kishte shkuar tek agjentët federalë në një përpjekje për të bërë që të dënoheshin ata që e furnizonin. Goditja kish për qëllim t’i mbyllte gojën Taylorit dhe tingëllon si e vetmja arsye pse ai do të jetë vrarë. Asnjëherë nuk u përcaktua asnjë i dyshuar dhe rasti do të mbetet i pazgjidhur nëpër të gjitha kronikë e kohërave.
Todd
Thelma Todd ishte një aktore shumë popullore që ka luajtur me sukses në shumë filma të vonë pa zë në vitet 1920 dhe më vonë, kur filmat me zë filluan në vitet 1930. Ajo ka luajtur në 119 filma me metrazh të shkurtër gjatë të gjithë karierës së saj dhe ishte i njohur për humorin e saj në filmat me Vëllezërit Marx dhe Laurel & Hardy. Ajo u bë një zonjë shumë e spikatur në fund të viteve tridhjetë dhe ishte në lulëzim të karrierës së saj kur gjeti vdekjen. Më 15 dhjetor, 1935 ajo u gjet e vdekur në Sidewalk Caffe, pronare e të cilës ishte, dhe në katin e dytë të së cilës jetonte. Atje, në garazhdin e kafenesë, ajo u gjet e vdekur në makinë, e pajetë dhe e vetmuar, viktimë e helmimit me monoksid karboni. Gjurmë gjaku u gjendën në makinë dhe në gojën e Todd.
Sipas disa zërave në atë kohë, ajo ishte rrahur derisa kish mbetur pa ndjenja dhe ish lënë në në garazhin e mbyllur me makinën të ndezur, për ta bërë të dukej si një vetëvrasje. Kush do ta donte të vdekur? Ka patur përpjekje për ta grabitur ndërsa ajo është e gjallë, si dhe divorc plot probleme në të cilin ishin përfshirë edhe akuza për abuzime bashkëshortore. Për të mbështetur më shumë teorinë e vrasjes, u gjend një gjurmë gishti në derën e makinës, e cila kurrë nuk u identifikua. Në fund, hetimet nuk cuan askund dhe u vendos që bëhej fjalë për vetëvrasje.
Kjo u vendos pas dëshmisë së shumë personave që e njihnin dhe që thanë se ajo vuante nga depresioni dhe që kish thënë shpesh se do u jepte fund të gjithave. Gjithashtu u zbulua se ajo i detyrohej zyrës së taksave një shumë të madhe parash dhe do t’i duhej të aplikonte për falimentim për të përmbushur detyrimet e saj. Pyetja që mbetet është se pse ka pasur gjak në gojën e saj dhe gjithashtu jashtë dhe në brendësi të makinës? Kjo nuk është shpjeguar asnjëherë, as edhe fakti që ajo ishte një aktore shumë e kërkuar në atë kohë dhe në pritje të viteve të begatë nga ana financiare. Atëherë përse duhej ti jepte fund? Për fat të keq, pyetje të tilla nuk do të marrin kurrë përgjigje dhe cështja e Thelma Todd nuk do të zgjidhet asnjëherë.
Short – Dahlia e Zeze
Elizabeth Short ishte një grua e re e rritur në një familje të klasës së mesme në qytetin e Bedford, Masachusetts. Ëndrra e saj ishte të bëhej aktore dhe me këtë synim që i vuri vetes, ajo u vendos bashkë me babanë e saj në Los Angeles në vitin 1943. Pasi u vendosën atje, bashkëjetesa me të atin nuk zgjati shumë kohë, pasi ai i kërkoi që të largohej. Ai e konsideronte dembele dhe nuk i pëlqente fakti që në shtëpi vinte gjithmonë orëve të vona të natës. E vetme, ajo shkoi në Santa Barbara, Kaliforni ku u kap nga policia dhe u kthye në Bedford, Massachusetts pasi u akuzua se kish pirë alkool edhe pse ishte nën moshën e lejuar. Gjatë tre viteve të ardhshëm ajo banoi midis Massachusetts e Floridas ku dhe u takua me një ushtarak, Matthew M. Gordon Jr, i cili i propozoi të martoheshin. Por ai gjeti vdekjen në një aksident ajror në vitin 1945, pak përpara se të mund të kthehej në shtëpi për t’u martuar me Short.
Menjëherë pas kësaj, në korrik 1946 ajo u kthye në Kaliforni, në kërkim të në tjetër ushtaraku që kishte takuar në Florida, Lt. Gordon Flicking. Nuk pati kurrë sukses dhe gjatë gjashtë muajve të fundit të jetës së saj ka jetuar në Los Angeles në shtëpi të ndryshme, hotele, apo vende të tjera. Ajo ishte keq financiarisht dhe në shumë raste qëndronte atje ku mund ta lejonin. Gjatë kësaj kohe, kishte takuar një djalë të ri, një tregtar të martuar me emrin Robert Manley, cili doli të ishte personi i fundit që do ta shihte të gjallë. Ai e coi me makinën e tij dhe e la para derës së hotel Biltmore hotel dhe ajo nuk u pa kurrë më e gjallë. Çfarë ka ndodhur me Elizabeth Short është ndoshta misteri më i madh në historinë e Hollywood. Ajo u quajt Dahlia e Zezë kryesisht për shkak të flokëve të errët dhe faktit që pothuajse gjithmonë vishej në të zeza. Kishte mjaft të dyshuar, por më i pranuari ka qenë Dr Walter Alonzo Bailey. Elizabeth kishte njohje me vajzën e tij Virginia. Besohet që ajo kishte nevojë për një vend për të qëndruar dhe shkoi në apartamentin e shoqes, por u vra nga doktori, i cili vuante nga një sëmundje nervore e pashërueshme. Mënyra e përsosur me të cilën ishte prerë trupi i Elisabeth dhe fakti që Bailey ishte një prej krirugëve më të shquar të kohës e bënin atë të dyshuarin numër një.
Shtëpia e tij ishte vetëm një bllok larg nga vendi ku u hodh trupi i saj. Një tjetër i dyshuar kryesor ishte Dr George Hodel, që kish qenë akuzuar për ngacmime nga e bija e tij 14 vjeçare. Ai gjithashtu u akuzua nga dëshmitarët se kish njohur Elizabeth Short dhe se ajo kishte qënë një prej të dashurave të tij. Mendohet që ai ka qenë në Hotelin Biltmore natën që ajo vdiq dhe më pas, sipas versionit të tij, kish kaluar gjithë natën në një festë. Ka pasur disa të dyshuar të tjerë, përfshirë aktorin Orson Welles, i cili në atë kohë kishte një skenë në një film në të cilën ndante në dysh një grua. U vërtetua shumë shpejt se Orson nuk ishte vrasësi, ashtu si edhe disa të akuzuar të tjerë. Vrasësi i dërgoi letra të policisë, por askush nuk u arrestua, asnjëherë. Misteri i asaj që i ndodhi Elizabeth Short vazhdon edhe sot e kësaj dite, me disa faqe interneti, libra, e madje edhe një film të ri që tregon historinë e saj. Një rrëfim për një vajzë që dëshironte të bëhej yll në Hollywood, por që pësoi një fund tragjik.
Reeve
Ai ishte Supermani në serinë televizive shumë popullore dhe para kësaj kish spikatur në më shumë se 50 filma. Duke mos arritur asnjëherë famën e dëshiruar, ai me gjysmë zemre hyri në mediumin e ri të televizionit në vitin 1949. Pasi u shfaq në disa seri televizive, ai lexoi skenarin dhe u rregjistrua për të qenë aktor në serinë e aventurave të Supermenit nga viti 1951 deri në 1958, në plot 104 episode. Pikërisht gjatë kësaj kohe ai u lidh me Toni Mannix, e cila ishte martuar me drejtorin e MGM, Eddie Mannix. Eddie nuk dukej se kish problem nga kjo marrëdhënie dhe madje dukej se e miratonte, pasi vetë në atë kohë ishte shumë i zënë. Dukej se gjërat shkonin si mos më mirë, aq sa shpesh herë, Eddie dhe dashnorja, e tij shkonin e drekonin bashkë me George dhe Tonin. Disa spekulojnë se telashet nisën kur George u nda nga Toni në vitin 1958 dhe u lidh me Lenore Lemmon.
Spekulimi vazhdon se Toni ishte ende në dashuri me George dhe pas njoftimit të tij për t’u martuar, ajo e vrau atë. Eshtë fakt se ajo kishte një një çelës të shtëpisë së tij, por si mundej që dikush të hynte në shtëpi kur aty kish mysafirë. Që të ngjiteshe lart, duhej të kaloje mes tyre për të shkuar në dhomën ku flinte George. Spekulimi tjetër është se George u qëllua aksidentalisht nga Lenore, të cilës iu desh ta bënte të dukej si vetëvrasje pasi arma për të cilën po grindeshin u shkrep.
Fakti që ka pasur të shtëna të tjera dhe vrima plumbash në tavan duket se i shton besueshmëri këtij pretendimi. Së fundi ka edhe spekulime se arma kish qenë mbi tryezë, dhe Reeves duke mos ditur që ishte e mbushur, me shaka ia kish drejtuar vetes. Kjo nuk shpjegon të shtënat e tjera, që nuk mund të kenë ardhur prej dorës së tij. Çfarëdo që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 16 qershorit, 1959 mbetet një mister. Një mister që nuk ka gjasa të zgjidhet me kalimin e viteve.
Katër njerëz, nga katër rrugë të ndryshme të jetës, të gjithë me shpresën për fat dhe famë në një botë fantazie dhe ëndrrash. Duke gjetur në vend të kësaj një fund misterioz të jetëve të tyre, dhe duke vërtetuar se ëndrrat jo gjithmonë realizohen, sidomos në Hollivud.
Mistere të tjera
Brandon Lee
31 Mars 1993
Ashtu si babai i tij legjendar Bruce Lee, misteri vazhdon të mbështjellë vdekjen tragjike të Brandon Lee. I qëlluar në një aksident shumë të cuditshëm gjatë xhirimit të filmit “Korbi”, jeta e Lee mori fund shumë shpejt, për shkak të një arme që u shkrep duke e qëlluar në stomak. A ishte thjeshtë aksident? A e mbushën armën armiqtë e Lee? Apo mos vallë mallkimi vdekjeprurës i Bruce Lee i mori jetën edhe të birit? Përgjigja ndaj këtyre teorive ka mbetur ende në errësirë.
Kurt Cobain
5 prill 1994
I nisur për në portat qiellore kur qe vetëm 27 vjec, shumë besimtarë të teorive të komplotit vazhdojnë të besojnë se raporti i mjekut për vetëvrasje të Kurt Cobainit është për tu denoncuar. Ndonëse pranë trupit të tij u gjetë një pusullë vetëvrasjeje, disa fajësuan Courtney Love për vdekjen e bashkëshortit të saj. Ndërkohë që kish shumë zëra për ndarjen e ciftit të rrokut, a mos vallë Love i dha fund jetës së Cobain, me qëllim që divorci të mos i kushtonte miliona dollarë? A e ndihmoi Michael Dewitt Courtneyn për të dërguar në jetën e përtejme Cobainin? As edhe filmi dokumentar i vitit 1998, Kurt dhe Courtney nuk mundi të hedhë dritë në këtë mister të famshëm.
John C. Holmes
13 mars 1988
Një prej pornostarëve më të njohur të Hollywoodit, John Holmes u bë edhe më i famshëm për përfshirjen e tij në Vrasjet e tokës së Mrekullive në 1981. Në një plan të hartuar nga biznesmeni dhe narkotrafikanti Eddie Nash, edhe sot ka shumë pikëpyetje mbi përfshirjen e Holmes në vrasjen e katër njerëzve në Bulevardin Wonderland. A i kreu ai vrasjet? A ishte ai thjeshtë një dëshmitar në një krim që policia e quajti akt vetëmbrojtjeje për shkak të një përpjekje për të grabitur Nash? Historia, në të cilën bazohet kryesisht edhe filmi Boogie Nights i vitit 1997 mbetet edhe sot një mister i madh Hollywoodian.
James Dean
30 shtator 1955
Ecja me shpejtësi me Porschen e tij tip Spider, është versioni zyrtar që jepet për të shpjeguar përplasjen fatale të James Dean. Megjithatë, ata që merren me teori komploti thonë se nuk e “hanë” këtë variant. Përkundër zërave se ky djalosh i Hollywoodit ishte duke ecur me më shumë se 80 milje në orë, një riprodhim i mëvonshëm i aksidentit tregonte për një shpejtësi afro 55 milje në orë në momentin e perplasjes së Dean. A ishte vdekja e tij një në serinë e disa operacioneve të CIA-s? A ishte e mallkuar Porsche e tij? Teoritë, ashtu si legjenda e Dean, vazhdojnë të jetojnë.
Bob Crane
28 qershor 1978
Një prej mistereve më të mëdhenj të pazbardhur të të gjithë kohërave në Hollivud. Ylli i Hogan’s Heroes, Bob Crane ishte mbytur për vdekje në një apartament në Arizona. Vdekja e tij e cuditshme ka qenë temë e filmit të vitit 2002 “Auto Focus”. Vdekja e cuditshme e Crane zbuloi një anë të errët të jetës së tij të pastër, një anë ku të dhënit pa seksit, orgjitë dhe pornografia luanin të gjitha pjesën e tyre. A mos miku i tij, John Carpenter e vrau pasi Crane e kërcënoi se do i jepte fund miqësisë së tyre? A ishte trekëmbëshi i kamerës arma e vërtetë e vrasjes? Ky epilog trazues i yllit të kinemasë vazhdon të lërë pa gjumë ata që merren me teori komploti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës
“Është budalla, e rrah gruaja”, Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s’kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike “Provocativo”
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje