LAJMI I FUNDIT:

Mission Impossible për kryeministren May në Bruksel

Mission Impossible për kryeministren May në Bruksel

Pas votimit në parlamentin britanik, sërish dimë sa edhe më parë. Për asnjë prej zgjidhjeve të dëgjuara deri më sot për Brexit-in, nuk ekziston deri tani ndonjë shumicë e duhur. Tani dimë vetëm se deputetët britanikë nuk duan një dalje pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian. Por, nuk dihet si do të duket kjo marrëveshje, sepse deputetët britanikë e kanë hedhur poshtë para dy javësh marrëveshjen e arritur në Bruksel. A do të ketë zgjatje të afatit për Brexit-in, zgjedhje të reja apo ndonjë referendum të ri, për këto çështje deputetët nuk kanë rënë dakord. E vetmja që mund të ndodhë tani është një kërkesë ndaj kryeministres May që të rinegociojë brenda 14 ditësh një marrëveshje të re me BE.

Tani kërkohet “Backstop”, pra një garanci, se mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut, e cila mbetet në Britani të Madhe, nuk do të ketë një kufi me kontrolle, që janë normale në kufijtë e jashtëm të BE. Kjo është detyra e kryeministres May, por për momentin kjo detyrë duket e parealizueshme. BE, presidenti i Francës apo dhe kancelarja gjermane janë unikë – nuk ka negociata të reja. Çështja e kufijve ka përfunduar.

Tani fillon lufta e re psikike. Kush do të lëshojë pe i pari? Tani duhet të pozicionohet edhe qeveria e Irlandës. Por nëse Irlanda dhe BE mbeten në qëndrimet e deritanishme, atëherë mund të ndodhë që Britania e Madhe të dalë nga BE pa ndonjë marrëveshje paraprake, që do të thotë se automatikisht do të ketë një kufi të kontrolluar rreptë. Në këtë gjendje, kryeministrja Theresa May mund të shpresojë vetëm se BE do të zbutet në momentin e fundit dhe do të heqë dorë nga ky qëllim. Ajo nuk ka shumë gjëra për të humbur dhe mund ta çojë këtë lojë deri në fund.

BE shpreson se britanikët do ta kuptojnë rrezikun e kësaj loje dhe se në momentin e fundit do të humbasin durimin dhe do të kërkojnë zgjatjen e afatit për dalje nga BE (29 mars). Kjo do të evitonte humbje të mëdha dhe do të siguronte kohë për një Plan B të arsyeshëm.

Shpresa se Brexit-i megjithatë ende mund të menaxhohet ekziston në Bruksel. Por diplomatët në BE dhe deputetët atje janë lodhur me dramën rreth Brexitit. Pothuajse askush nuk është i bindur se britanikët do të dalin nga BE me 29 mars (siç parashikohet tani). Shtyrje, fitim kohe dhe pritje. Kjo është për momentin taktika e vetme e BE.

Në trend

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Kalo në kategori