Bukuroshja e njohur nga Gjilani, Tuti Sejdiu, është shpallur pak javë më parë “Miss Universe Kosova”.
Ajo është bërë e njohur edhe për historinë e saj të trishtë, pasi si fëmijë 13-vjeçar ajo ishte përdhunuar, por edhe i kishte shpëtuar një trafikimi të mundshëm në atë kohë.
Thuhet se komshiu i familjes ishte ai që e mori Sejdiun dhe e depërtoi në Novi Sad të Serbisë, duke e detyruar të kalojë nëpër duart e shumë meshkujve pa dëshirën e saj.

Tuti në një intervistë të fundit për “Prive”, ka treguar se si fatmirësisht ajo u shpëtua nga ndërhyrja e Interpolit.
“Në atë kohë unë isha fëmijë 13 vjeç dhe nuk isha që kuptoja gjithçka, dhe gjuhën serbe nuk e di dhe nuk e kam ditur as atëherë. Në ato momente e kam kuptuar që diçka nuk është në rregull, sepse ka pasur shumë njerëz – e kam parë situatën si është [sepse nuk po dua të flas në detaje]. Mirëpo në ditën e tetë që kam shkuar në Serbi, në ditën e tetë mua Interpoli më ka shpëtuar dhe më ka sjell në Kosovë pranë familjes time. Dhe unë kapitull e kam përmbyllu, nuk merrem më me të kaluarën, por luftoj vetëm të ketë drejtësi dhe kur të bëhet drejtësia, atëherë nuk kam më asgjë personale me askënd”, ka thënë bukuroshja gjilanase.

E njëjta e kujton fare mirë procesin pas shpëtimit, i cili përfundoi me një rehabilitim për të miturën në atë kohë.
“Gjatë atyre tetë ditëve ka qenë ankthi im më i tmerrshëm, nuk e kam ditur as a po shpëtoj as a nuk po shpëtoj! Pas tetë ditëve kur më gjetën Interpoli mua, më dërguan direkt në një rehabilitim dhe atje prita familjen deri erdhën të më marrin. Por derisa i kalova ato ditë e këto vite deri më sot, kam pasur shumë vështirësi – është dashur të bëjë shumë sakrifica në jetë për t’i tejkaluar krejt këto sfida, por sfidat po të bënin shumë të fortë”, ka thënë tutje modelja e zgjedhur ‘miss’.
Me titulli ne ri që i është dhënë asaj, Tuti ka fituar të drejtën e përfaqësimit të Kosovës në spektaklin e madh “Miss Universe”, që sivjet mbahet në ShBA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?