LAJMI I FUNDIT:

Misioni historik dështon pasi raketa e parë hapësinore e Mbretërisë së Bashkuar pësoi ‘një anomali’

Misioni historik dështon pasi raketa e parë hapësinore e Mbretërisë së Bashkuar pësoi ‘një anomali’

Misioni i parë satelitor i nisur nga toka e Evropës Perëndimore përfundoi me zhgënjim të martën, kur Virgin Orbit tha se raketa e saj kishte pësuar një anomali që e pengoi atë të arrinte në orbitë.

Kompania me bazë në SHBA tentoi lëshimin e saj të parë ndërkombëtar të hënën, duke përdorur një fluturake të modifikuar të quajtur “Cosmic Girl” për të transportuar një nga raketat e saj nga Cornwall në Anglinë jugperëndimore në Oqeanin Atlantik ku raketa u lëshua.


Raketa duhej të dërgonte në orbitë nëntë satelitë të vegjël për përdorim të përzier civil dhe mbrojtje.

Por rreth dy orë pas ngritjes së fluturakes, kompania raportoi se misioni hasi në një problem.

“Duket se kemi një anomali që na ka penguar të arrijmë në orbitë. Ne jemi duke e vlerësuar informacionin”, kishte shkruar Virgin Orbit në Twitter.

Satelitët kanë një sërë funksionesh civile dhe mbrojtëse, nga monitorimi i detit që do të ndihmojë vendet të zbulojnë trafikantët e njerëzve deri te vëzhgimi i motit në hapësirë.

Ndryshe, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar kishin shpresa të mëdha për misionin.

Ian Annett, zëvendës shefi ekzekutiv në Agjencinë Hapësinore të Mbretërisë së Bashkuar, tha se kjo shënoi një “epokë të re” për industrinë hapësinore të vendit të tij.

Nëse misioni do të kishte qenë i suksesshëm, Britania e Madhe do të ishte një nga vetëm nëntë vendet që mund të lëshojë diçka të tillë në orbitën e Tokës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori