LAJMI I FUNDIT:

Mishi nga Gjel Deti – përplot vitamina dhe minerale

Mishi nga Gjel Deti – përplot vitamina dhe minerale

A e dini se mishi nga Gjel Deti, përtej shijes së mrekullueshme që ka, bart një numër të madh vlerash ushqyese për shëndetin tuaj.
Proteina që gjendet në të është e pakrahasueshme, bile, ky mish ka shumë pak yndyrë dhe madje ka më pak dhjamë se sa mishi i pulës.

Përfitimet që marrim nga mishi i gjel deti funksionojnë edhe si antioksidant i rëndësishëm për sistemin tonë imunitarë falë seliumit që ka. Ndërsa, fosfori që gjendet tek ky mish ju jep minerale të mjaftueshme ditore që i duhen trupit të një të rrituri për funksion të shëndetshëm në kocka dhe dhëmbë.


Këto ndodh i mësuat tash, por ajo që mund të mos e dini është se mishi nga gjel deti gjendet shumë lehtë për tu blerë edhe tek ne në Kosovë. Falë prodhuesit të vetëm slloven Perutnina Ptuj, mishi nga gjel deti vjen i freskët për çdo të enjte në vendin tonë.

Perutnina Ptuj vazhdon të jetë një ndër tre liderët në botë për prodhimin e mishit të freskët, përfshirë këtu edhe mishin e gjel deti, me çka edhe konfirmohen angazhimet afat gjata dhe përkushtimi i prodhuesit slloven në tre elementet kryesore të tyre, që janë – Cilësi, Siguri dhe Gjurmueshmëri në nivelin më të lartë.

Njerëzit në mbarë botën gjejnë jo vetëm shijen e shkëlqyer të mishit të gjel deti, por edhe cilësinë e tij, vlerat ushqyese dhe shumëllojshmërinë e përdorimit. Përshirë në masë të madhe energjinë thelbësore që marrim nga konsumimi i këtij mishi përmes përmbajtjes së lartë që ka të vitaminës së kompleksit B.

Produktet Perutnina Ptuj, përfshirë edhe mishin e gjel deti, janë certifikuara në të gjitha kategoritë ndërkombëtare për vërtetësinë dhe cilësinë e lartë që kanë, përfshirë edhe standardin HALLALL.

Nga ana tjetër, mishi nga gjel deti mund të përgatitet shumë lehtë dhe recetat për të janë të ndryshme e mund të përshtaten shumë mirë me erëza të ndryshme për gatim.
Është koha të provoni shijen e pakrahasueshme të mishit nga gjel deti në shije dhe përfitime të mëdha për organizmin tuaj.

Furnizimi në qytetin e Prishtinës bëhet çdo të enjte në pikat ekskluzive shitëse që plotësojnë kushtet e mirëmbajtjes të këtyre produkteve të cilat janë:

Meridian Express Marigona Residence, Rruga B, Dragodan, Interex 27/7, Viva Fresh Store te rrethi me flamur, Albi Market në Albi Mall, ETC Zona Industriale.

(artikull i sponsorizuar)