LAJMI I FUNDIT:

Mish pule me kikirikë në salcë të ëmbël-pikante, kombinim i shijeve që të shijojnë

Mish pule me kikirikë në salcë të ëmbël-pikante, kombinim i shijeve që të shijojnë

Ata të cilët i duan këto kombinime të pazakonta të shijeve me siguri do ta pëlqejnë edhe këtë recetë

Përbërësit:


– 500 g mish të bardhë pule,
– 2 lugë mjaltë,
– 1 karotë,
– 2 lugë uthull balsamike,
– 2 lugë mustardë,
– 100 g kikirikë,
– 1 lugë e vogël kripë,
– 1 spec të kuq djegës të bluar,
– 1,5 dl salcë soje,
– erëza sipas shijes,
– vaj për fërgim.

Përgatitja:

Mishin e bardhë priteni në kube dhe vendoseni në një enë.

Sipër mishit shtoni erëzat e sipërpërmendura, ato sipas shijes, dhe të gjitha përzieni mirë.

Në një tigan më të thellë hidhni vajin që të nxehet, pastaj vendosni mishin që të fërgohet.

Kur të jetë gati, zhvendoseni në një tepsi më të madhe.

Karotën qërojeni, priteni për së gjati dhe vendoseni në tashmë tiganin e nxehur bashkë me specin e grirë djegës. Shtoni kikirikë dhe hidhni mishin dhe të gjitha fërgoni së bashku.

Zvogëloni zjarrin, shtoni mjaltin, salcën e sojës dhe mustardën dhe të gjitha përzieni mirë.

Shërbejeni me sallatën e preferuar.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.