Mish gjeldeti me perime: Mish pikant shpezësh me kërpudha

Mishi i gjelit të detit kurrë nuk do të jetë i thatë nëse e gatuani me mjaft perime dhe i hidhni mjaft erëza! Përbërësit:- 300 g mish gjeldeti,- 250 g kërpudha;- 100 g kungullesha;- 200 g domate;- 150 g qepë;- 3 thelpinj hudhre;- 200 g oriz;- 1 dcl verë të bardhë;- 8 lugë vaj ulliri;- kripë;- piper.Përgatitja:
Në vaj fërgoni qepën dhe hudhrën dhe shtoni mishin e gjeldetit të prerë bashkë me erëzat.
Shtoni kërpudhat e grira imët dhe qitni verë që të vlojë.
Pas 15 minutave shtoni perimet dhe zieni derisa uji të avullojë.
Shërbejeni me oriz të zier.
Ju bëftë mirë - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































