LAJMI I FUNDIT:

Misajllovski: Në Maqedoni realizohen investime të mëdha në infrastrukturën hekurudhore dhe komunikacion

Misajllovski: Në Maqedoni realizohen investime të mëdha në infrastrukturën hekurudhore dhe komunikacion

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski i cili merr pjesë në “Inotrans”, panairin më të madh për transport hekurudhor në botë, konfirmoi se në bashkëpunim me Bashkimin Evropian është kumtuar tender ndërkombëtar për ndërtimin e aksit të dytë nga rruga e shpejtë Prilep – Gradsko, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Po flasim për ndërlidhje 15-kilometërshe nga Prilepi drejt Gradskos, do të thotë plotësim të rrugës së shpejtë, investim i cili është shumë i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë sepse i tërë investimi do të paraqiste mbi 80 milionë euro. Çka do të thotë se segmenti i dytë së bashku me BE-në e cila e shpallë tenderin është motiv shumë i mirë për ne të vazhdojmë më tej edhe në procedurat për pjesën e tretë nga etapa Gradsko – Prilep. Ky projekt është ndarë në tre etapa, e para tashmë po ndërtohet, i dyti shpallet, të tretën do ta ndërtojmë gjatë vitet në vijim. Kjo do të thotë se deri një fund të vitit do të zgjedhim kryesin, përkatësisht do të përfundojnë ato përgatitje për kryes edhe pas procedurës që vijon në mënyrë që të nënshkruhen kontratat diku nga gjysma e parë e vitit të ardhshëm të mund të fillojmë me ndërtim”, deklaroi Misajllovski për MIA-n në Berlin.


Misajllovski theksoi se për momentin në Republikën e Maqedonisë realizohen investimet më të mëdha në infrastrukturën hekurudhore dhe komunikacionin. Në rrjedhë është ndërtimi i hekurudhës drejt Republikës së Bullgarisë dhe atë në shtrirjen prej Kumanovës deri në Beljakovc, investim prej 40 milionë eurove.

Misajllovski plotëson se në pjesën drejt Shqipërisë në rrjedhë është projektimi i hekurudha e re me një korsi në shtrirjen prej Kërçovës deri në Lin, kufi me Shqipërinë ndërs anë rrjedhë është edhe rikonstruimi i aksit të gjatë 30 km në shtrirjen prej Negotinës deri në Nogaevc të Korridorit 10, janë furnizuar 150 vagonë të rinj, janë furnizuar 6 trena të rinj udhëtarësh.

Plotësisht, në rrjedhë është procedura për furnizimin e tre lokomotivave të reja, investim prej 7 milionë eurove, me çka investimet e përgjithshme në këtë sektor tejkalojnë mbi 200 milionë euro, thotë ministri i Transportit dhe Lidhjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori