LAJMI I FUNDIT:

Mirror: Pamje të frikshme në ‘Beer Fest’ pasi dikush bërtiti ISIS për të bërë shaka (Foto/Video)

Mirror: Pamje të frikshme në ‘Beer Fest’ pasi dikush bërtiti ISIS për të bërë shaka (Foto/Video)

Për incidentin që ndodhi në “Beer Fest”, ku u lënduan mbi 50 persona, ka shkruar edhe media ndërkombëtare “Mirror” duke thënë se besohet se një anëtarë i turmës ka gjuajtur me një armë lodër, duke shkaktuar panik në audiencë.

Kishte pamje frikësuese kur qindra njerëz po vraponin pasi dikush bërtit “ISIS” për të bërë shaka.


Më shumë se 50 persona janë lënduar nga ikja në turmë në festivalin e birrës në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, pasi dikush kishte shtënë me armë, ku pastaj shumë njerëz kanë menduar se ky mund të jetë sulm terrorist.

Pasi dëgjuan emrin e grupit terrorist teksa përmendej në turmë, njerëzit filluan të vrapojnë sa më shpejtë që ishte e mundur nga sheshi ku po mbahej festivali.

2

“Dy persona u plagosën rëndë gjatë ikjes në rrëmujë, dhe kishte edhe raporte të pakonfirmuara në mediat lokale se ishte qëlluar një djalë i moshës 15 vjeçare. Nuk është e pazakontë për njerëzit në Kosovë të posedojnë një armë, kështu që me një armë mund të jetë shtënë gjatë panikut. Sipas disa vlerësimeve, rreth 20 për qind e popullsisë zotërojnë një armë. Në një video gjatë ikjes në rrëmujë, njerëzit mund të shihen teksa shtyjnë njëri-tjetrin pas shpërthimit të panikut. Në një rast, një njeri mund të shihet teksa shkel, një njeri tjetër kur ai po ikën”, ka shkruar Mirror.

Njerëzit fshiheshin në rrugica dhe thyenin çdo gjë përpara, gjersa po hynin në ndërtesa për të kërkuar një vend për t’u fshehur.

Një njeri humbi këpucët e tij dhe kishte të tjerë që po vraponin zbathur duke u munduar të largoheshin nga sheshi.

“E vetmja gjë që krijoi frikë tek njerëzit ishte kur dikush bërtiti, “Vraponi, ISIS-i është këtu”. Kjo fjali e vetme, gjithashtu edhe shtirja me armë, ishin të mjaftueshme që njerëzit të krijonin panik ”.

3

Mirror ka përendur edhe dëshminë e Arton Sylës, dhënë KosovaPress-it, i cili ka thënë ” Ne vërejtëm se diçka nuk ishte në rregull. Njerëzit filluan të shtyhen dhe të hidheshin mbi njëri-tjetrin. Unë isha në mes të sheshit, njerëzit po vinin duke na shtyrë dhe na rrëzuan. Njerëzit filluan të qajnë, dhe bërtitnin se duhet të largoheshin”.

Mirror iu ka referuar KosovaPress-it edhe në deklaratën e organizatorit të festivalit të birrës, Ekrem Tahiri , i cili ka thënë se të shtënat e armëve në të vërtetë erdhën nga një person i cili kishte një armë lodër.

Kryetari i komunës së Prishtinës ka vendosur të revokojë lejen për ‘Beer Fest’ për ditët e ardhshme, për shkak të mungesës së kapacitetit nga ana e organizatorëve për të garantuar siguri për numër më të madh të njerëzve dhe për shkak të pranisë së madhe të njerëzve nën moshën 18 vjeçare të cilët ishin në festival, përfundon Mirror.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori