Miriam Cani me dedikim të veçantë për Albanin në ditëlindjen e 39-të

Kantautori i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, feston sot (e martë) ditëlindjen e 39-të.
Siç rëndom ndodh, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë e kolegët që mban në rrjete sociale.
Një të veçantë e ka pranuar edhe nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Miriam Cani, me të cilën është së bashku prej shumë vitesh.
Ajo ka zgjedhur një imazh domethënës të partnerit pranë fëmijëve për ta uruar në përvjetorin e lindjes.

“Mëngjesi më i ëmbël për mua. Gëzuar ditëlindjen babi më i mirë në botë. Do të duam sa të kemi frymë”, ka shkruar ajo.
Çifti pas 12 vitesh kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në maj të 2019.
Të njëjtit ndajnë bashkë dy fëmijë: një vajzë, Amelia dhe një djalë Duam. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/04/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































