1.
Të nismëtosh themelimin e Ushtrisë, qoftë dhe njëlloj simbolike të atributit shtetëror, pa miratimin (së paku të heshtur), të atyre që dëbuan armatën serbe nga Kosova – është e çuditshme. Madje e dyshimtë: një si fragment i errtë në hallakatjet e të gjithë hapsirës shqiptare
Përse?
Pretendimet janë të shumta: nga patriotizmi i kalkuluar, taktizimi para-gjykator (rrëmuja, tendosja dhe, më pas, shkopi magjik) e deri tek konspiracioni fatal (koinçidencë interesante me fantazmat e zgjuara të Francës së vjetër, që sërish mallkojnë Amerikën dhe përmallojnë Rusinë)!?
Sidoqoftë, s’është e para herë që Hashimi Thaçi del i gabuar. Dritëshkurtër e imoral.
Pak para se të deklarohej Pavarësia, ai, i instruktuar nga mentori i tij Arben Xhaferi, pat kërkuar pesë vjet Moratorium për MOS-shpalljen e saj. Por zari i mbrapsht, që konvergjonte n’plotësi me idenë e njëjtë të serbit Koshtunica, do t’i digjej pikërisht prej atyre që tani mbajnë distancë të prerë me nismën e tij.
2.
Të dekriminalizohet arena politike e Kosovës! Kjo është thirrja patetike dhe, tinzarisht, e ultë e Presidentit Hashim.
Mirëseerdhe në realitet, zotni! Kjo uresë mirëdashëse do ti drejtohej rëndom, iluzionistëve të pafaj, idealistëve të mashtruar apo besimdlirëve të urtë.
Por, jo! Kësaj here ajo s’ka adresë. Është krejt shterpë dhe e pafat. Vërtetë, si mund t’i thuhet “mirëseerdhe në realitet”, atij që është vetë autor i këtij realiteti të trishtuar? Realitetit që shihet – e truhet, dhe i realitetit që nuk shihet netëve zymtore të nëndheut – e njeriu i druhet!
Kriza e një shoqërie nis me etikën, zvetnimin e saj. Ndaj dhe, kush ka tagrin, fillimisht etik, e më pas politik, të bëj këtë spastrim të vështirë: seancën e exorcizmit shpëtimtar?
Pothuajse askush. Ndoshta shpresa e largët e kohës, si thoshte Brehti njëherë.
Të dobëtit, klasa e të mundurëve të lirisë, s’e kanë fuqinë – sepse janë viktimë e shuar, pa energji shpirtërore për ta braktisur statusin e alienit social, kurse pretorët, s’e kanë vullnetin – sepse janë vetë demiurgë të sistemit përfekt të së keqes dhe rënjen e tij do t’a përjetonin si terrin e fundit të botës.
3.
“Ndonjëherë virtyti të çon në greminë dhe vesi të sjellë mirëqenie e sukses.”
Mbase, kjo lektyrë makiaveliste kje qysh në fill, shtysa e pamësuar, por instiktivisht jetike e klanësve të Prishtinës. Është, pra, veskeqi i tyre që do t’u hapte udhë për të ngjitur shkallët e Kullës arrogante të mirëqenies së pistë.
Dhe ata, pa denjuar fare të shfletojnë letrat e Princit, disi karakterialisht, me diktatin e gjenit bastardh, në zemrat e tyre do të brohorasin gjithë gëzim: poshtë virtyti që priret drejt greminës!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit