"Mirë se u ktheve" - përqafime me Mikel Artetën dhe bashkëlojtarët, po ashtu duartrokitje nga tifozët në kthimin e Granit Xhakës në Emirates

Arsenal dhe Bayer Leverkusen kanë luajtur një ndeshje miqësore parasezonale në Londër, ku u shqua për rikthimin e tij ish-lojtarit i klubit londinez, mesfushori shqiptar Granit Xhaka në Emirates.
Ai u prit ngrohtësisht nga stafi, tifozët dhe ish-trajneri Mikel Arteta edhe pas kishe disa sezoneve me ulje ngritje në Arsenal.
Arsenali shfaqi një mesazh në tabelën e rezultateve ku shkruhej "Mirëse u ktheve" drejtuar Granit Xhakës para ndeshjes.
Xhaka luajti për Arsenalin nga viti 2016 deri në vitin 2023. Mesfushori u shfaq në 225 ndeshje për skuadrën londineze dhe shënoi 17 gola.
Ai pasi u largua nga loja përqafoi ish-trajnerin Arteta, ndërsa tifozët i dhuruan duartrokitje, ndëra pas ndeshjes ish-bashkëlojtaët pritnin në radhë për ta përqafuar.
Mesfushori kaloi verën e shkuar te Bayer Leverkusen ku fitoi titullin e kampionët në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë.
Topçinjtë shënuan një fitore bindëse me rezultat 4-1 , ku golat për Arsenalin u shënuan nga Oleksandr Zinchenko, Leandro Trossard, Kai Havertz dhe Gabriel Jesus.
Kampionët e Gjermanisë u përgjigjën vetëm me një gol të Adam Hlozek. /Telegrafi/



















































