LAJMI I FUNDIT:

Mirënjohjet e “ambasadorit” Feigenbaltt dhe festa me puro e verë (FOTO)

Mirënjohjet e “ambasadorit” Feigenbaltt dhe festa me puro e verë (FOTO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mars të këtij viti, kishte dekoruar profesorin ndërkombëtarë, Otto von Feigenblatt, me titullin “Ambasador Nderi” i Kosovës.

Thaçi i cili ka dekoruar edhe shumë personalitete të tjera, për profesorin Otto von Feigenblatt ka thënë se është një mik i madh i Kosovës dhe ka shtuar se “tash si ambasador nderi do ta promovojë edhe më shumë Kosovën në botë”.


Por siç duket, Presidenti Thaçi nuk ka ditur se kënd e ka dekoruar “Ambasador Nderi” të Kosovës, pasi personi nën petkun e “Ambasadorit”, ka shpërndarë çmime presidencial Lifetime Achievement Award, të nënshkruara nga presidenti Donald Trump, si dhe çmime të tjera, për të cilat nuk është në dijeni as Ambasada amerikane në Kosovë, si përfaqësuese e shtetit.

Me 18 mars të këtij viti, profesori Otto von Feigenbaltt, sëbashku me shtetasin e Shqipërisë, Arian Galdinin, i kanë dhënë mirënjohje në emër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, gazetares Ramize Murtezi – Shala, për siç thuhet “kontributin e saj të madh në sferën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut dhe për vetëdijesimin e qytetarëve dhe institucioneve për probleme të shumta sociale”.

Për këtë, Telegrafi kishte dërguar pyetje Ambasadës amerikane në Prishtinë me 22 mars, për të kuptuar nëse ambasada është e njoftuar lidhur me ndarjen e çmimeve të tilla nga shteti amerikan.

Me një përgjigje të shkurtër, Ambasada i ka thënë Telegrafit se nuk dinë asgjë nëse Presidenti Trump, të ketë ndarë ndonjë mirënjohje të tillë.

“Ambasada Amerikane në Prishtinë, nuk  ka njohuri lidhur me këtë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkohë, tre muaj më vonë, pikërisht i njëjti person ka ndarë një çmim të ngjashëm edhe për kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, për siç thuhet “për angazhimin e jashtëzakonshëm në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik”, si dhe një tjetër çmim, deputetit të LDK-së Naser Rugova. Madje deputetit Rugova i është dhënë çmimi Kentucky Colonel.

Nëse kërkohet në internet, kupton se ky çmim jepet vetëm për shtetasit amerikanë të cilët është parë se kanë shërbyer individualisht dhe publikisht, në avancimin e shtetit të Kentucky-t.

Lidhur me këtë, Telegrafi ka kontaktuar deputetin e LDK-së, Naser Rugova i cili ka thënë se çmimi që i është ndarë nga shteti i Kentucky-t, është real dhe për këtë siç ka thënë ai, mund të kontaktohet direkt me autoritetet për vërtetësi.

“Po, jam në dijeni për këtë. Mirënjohja që më është ndarë, ka numër reference.  E gjithë kjo është pluhur pa mbulesë”, ka thënë Rugova.

Ndërkaq, në disa fotografi që ka siguruar Telegrafi, dy profesorë që kanë dhënë mirënjohjet, Otto von Feigenbaltt si dhe shtetasi i Shqipërisë, Arian Galdini, shihen me Kryetarin e Komunës së Gjilanit,  Lutfi Haziri, deputetin e LDK-së, Naser Rugova si dhe djalin e ish Presidentit, Ibrahim Rugova, Ukën.

Telegrafi mëson se “profesori” Arian Galdini, i cili është edhe referues i çmimeve të dhëna në Kosovë, ka shpërndarë çmime të tilla edhe në Shqipëri e Maqedoni./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori