LAJMI I FUNDIT:

“Më mirë për Tetovën”: Vritemi, ose nga zjarri ose nga tymi

“Më mirë për Tetovën”: Vritemi, ose nga zjarri ose nga tymi

Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” ka reaguar në lidhje me ndotjen e ajrit, si pasojë e djegies së deponisë në Bërvenicë.

Nga kjo organizatë thonë se “qytetarët e Tetovës vriten, ose me zjarr ose me tym”.


Më poshtë e keni reagimin e plotë të organizatës “Më mirë për Tetovën”:

Të nderuar qytetarë, djegia e mbeturinave nuk është thjesht një akt vandal individual, është edhe një shenjë e qartë se institucionet e kane humbur rrugën dhe se ligji nuk funksionon. Në këtë periudhë kur jemi më se të bindur se si pasojë e nivelit të lartë të korrupsionit në këtë shtet qytetarët humbasin jetën dhe u dëmtohet shëndeti, ne nuk mund të heshtim. Është tragjike paaftësia me menaxhimin, komunikimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në nivel lokal dhe shtetëror.
Dhe si pasojë e paaftësive të tyre, nga materiet toksike si dhe tymi i përhapur nga djegia e mbeturinave ndikojnë jo vetëm në mjedisin tonë, por gjithashtu shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve.
Pamjet e sotme ku kërcënohen gazetarët dhe pengohen për ta kryer detyrën e tyre është një indikator se diçka e madhe fshihet nga bashkëpunimi i komunave me kompanitë private që u është dhëne leja për menaxhimin e mbeturinave.
Ky veprim është një tregues i vetëdijes së ulët kolektive dhe përgjegjësisë minimale ndaj mjedisit dhe njerëzve që jetojnë në këtë zonë.
Djegia e mbeturinave është një dëshmi e qartë e mangësisë së vullnetit politik për të zgjidhur sfidën e trajtimit të mbeturinave në mënyrë të qëndrueshme. Padyshim që kjo sjellje tregon një mospërpjekje për të përmbushur premtimet e vjetra dhe për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për zgjidhje afatgjate të problemeve.
Revolta e qytetarëve është përgjigjja ndaj një situate që po përsëritet vite me radhë. Rasti djegjes së deponisë pranë Volkovisë së Tetovës është vetëm një shembull konkret i kësaj dukurie. Qytetarët përballen me ndotjen dhe me pasojat e rënda për shëndetin e tyre, ndërsa institucionet nuk reagojnë!!!
Andaj, urgjentisht kërkojmë nga Ministria e Ambientit jetësor dhe Planifikimt Hapësinor si dhe nga përfaqëasuesit e Komunave të Rajonit të Pollogut, që njëherë përgjithmonë të dalin me një zgjidhje konkrete për menaxhim të mbeturinave në këtë rajon se ne të kundërtën nuk do të mbetet banor për të ju VOTUAR!!!

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori