LAJMI I FUNDIT:

Më mirë 100 studentë në shesh, se 10 mijë militantë!

Më mirë 100 studentë në shesh, se 10 mijë militantë!

“Fantazia në pushtet” ishte një nga parullat e lëvizjes së ‘68-ës. I drejtohej një klase politike, e cila me kostumet dhe sjelljet e saj ngjante e vjetruar.

Nëse rikujton se drejtohej kundër njerëzve që kishin mundur fashizmin dhe themeluar Bashkimin Evropian, ngjan si shumë apokrife.


Ngjan se më shumë sesa thelb, protestuesit kërkonin një imazh të ri. Çka do të sillte atë që po vuajmë sot: udhëheqës që më shumë rendësi i kushtojnë imazhit të qeverisjes, sesa thelbit të saj; më shumë kujdes për humorin e turmave, sesa politika afatgjata.

Por, ajo lëvizje solli edhe një troshitje të establishmenteve të fosilizuara, hyrjen e të rinjve në politikë dhe bërjen e politikës më njerëzore.

Dhe qeverisja “Rama” është shembull përfaqësues i imazhit, si gjithçka dhe brendisë si asgjë.

Por, diferenca mes 1968-ës dhe 2018-ës shqiptare është se ata që presin të përfitojnë nga kjo lëvizje janë të njëjtët që kanë qeverisur 28 vite.

Dhe, përballë tyre, Rama ngjante një hap para, ndërsa opozita shqiptare duket demode ose jashtë kohe.

Përfaqësues të saj të veshur me golf, apo fustane firmato nuk e fshehin dot vjetërsinë e saj, apo snobizmin provincial. Ashtu sikurse e njëjta gjë është tek pozita, ku koketat e saj me flokë të hekurosura apo ndryshimin nga leckat e para pese vjetëve në firmat që nuk ju rrinë rehat në trup, të bëjnë të qeshësh e qash.

Por, këtë e mbulon Rama si “One Man Show”.

Gjithë këtë snobizëm dhe cektësi të kësaj klase politike e zhveshi protesta e studentëve. Protesta e fundit e studentëve shqiptarë ishte një shembull sesa shumë përpara ka ecur brezi i 20-vjeçarëve të sotëm. Me sloganet, memet, parullat e tyre na bënë të kuptonim se mes një Shqipërie ku ekranet dhe jetën publike e kanë zënë dinozaurët e politikës, aty në hije është rritur një brez evropianësh të rinj.

Ky brez tregoi sesa e vjetër është klasa politike shqiptare, se edhe pse disa prej deputetëve janë të rinj në moshë, ata janë lindur po aq pleq sa mentorët e tyre; sesa hajdutë demode janë shumë prej tyre dhe sesi asnjë figurë e rreshtit të parë të politikës shqiptare nuk duhet më të përfaqësojë shoqërinë shqiptare.

Që në fillimet e saj, kësaj proteste iu bashkëngjitën partitë politike. Për fat, në ditët e para, nuk ia dolën t’i japin tonin dhe ngjyrën. Me kalimin e ditëve, ndërhyrja e partive të opozitës u bë edhe më agresive. Ishte një përpjekje e tyre për të vjedhur lëngun dhe fantazinë rinore të protestës që entuziazmoi shqiptarët.

Dhe militantë 70-vjeçarë dialektorë, apo koktope mitingjesh po shfaqen gjithmonë e më tepër. Gjithmonë e më tepër mbizotërojnë militantë që u zbythën para pesë vjetëve nga shqiptarët pikërisht për arrogancën, tahmaqarllëkun dhe makutërinë e tyre, të cilët presin të rihyjnë në zyrat në të cilat i kanë zëvendësuar një tufë inkompetentësh të rilindjes.

Në fakt janë ndihma më e madhe për Ramën.

Kështu po ua zvjerdhin shqiptarëve këtë protestë të fëmijëve të tyre.

Të dëshpëruar për mbijetesën e tyre, partitë e opozitës po ndihmojnë në fakt Ramën, i cili edhe pse në shterim të fantazisë së tij, gjithsesi ngjan më ndjellës në sytë e publikut.

Këtë të hënë, protesta më shumë se e studentëve, duket se do jetë e partive politike.

Do të preferoja më shumë 100 studentë në shesh, sesa 10 mijë militantë. Rama ka frikë studentët. Militantëve ua ka marrë dorën. Por, mesa duket, edhe pse armiq në dukje, Rama dhe opozita po ia dalin të shuajnë lëvizjen e studentëve.

Rama duke i lodhur me tezën sterile që t’i çojnë përfaqësinë, ndërsa opozita me gërryerjen nga brenda për t’i marrë lëvizjes limfën dhe imazhin.

Por, nëse kjo lëvizje do të shtohet si opozitare, por shuhet si studentore, dhe do dështojë, ata që do humbasin do të jenë studentët.

Shpresoj që kjo të mos ndodhë dhe të shohim prapë slogane dhe meme, që aq shumë na pëlqyen në këto ditë dimri, sesa sloganet boshe të një opozite që po pret të hyjë prapë në zyra dhe zhvatë çfarë kanë mbetur nga koncesionet 10-vjeçare të Ramës.

Në trend

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori