Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Projektligjit për administrimin e procedurave tatimore. Në mbledhjen e sotme, deputetët, aprovuan kërkesën e Radiotelevizionit Publik të Kosovës (RTK) për ndarjen e mjeteve buxhetore mbi dy milionë euro për periudhën tetor-dhjetor 2023, ndërkaq shqyrtuan edhe raportit vjetor financiar të Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit për vitin 2022.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke arsyetuar projektligjin tha se Kosova ka nevojë për administrimin e procedurave tatimore.
“Ideja ka qenë që të kemi një ligj që rregullon procedurat dhe administrimin e procedurave tatimore. Njëjtë siç është bërë parime dhe praktika edhe me ligjet të tjera, ku rregullohet çështja dhe pastaj brenda për brenda çështjes dhe administrimit parashihet edhe vetë rregullimi i agjencisë përkatëse”, tha ai.
Të nevojshëm këtë projektligj e vlerësoi edhe anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, deputeti Mërgim Lushtaku.
Ai tha se përmes tij duhet të luftohet evazioni fiskal duke u harmonizuar edhe me ligje të tjera në fuqi.
“Ky ligj është i mirëseardhur në përgjithësi sepse dëshirojmë sa më shumë të luftohet evazioni fiskal dhe të harmonizohet me ligjet adekuate që janë në fuqi, siç është Ligji i përgjithshëm i procedurës administrative dhe për kundërvajtje. Por një gjë që kisha dilemë sa i përket aspektit përmbajtësor, derisa kemi ligje për Administratën Tatimore dhe kemi rregulloren e brendshme për organizimin e ATK-së me këtë ligj po e rregulloni edhe çështjet e brendshme funksionale dhe operative”, tha Lushtaku.
Në lidhje me këtë, ministri Murati tregoi në detaje mekanizmat që janë të parapara në projektligj për të zvogëluar shmangien tatimore.
“Sa i përket efikasitetit të luftimit të evazionit fiskal dhe të informalitetit, siç e thashë, në ligj kemi paraparë disa mekanizma dhe instrumente që të zvogëlojmë informalitetin apo boshllëkun e mbledhjes së tatimeve. Ndër to, ka të bëjë edhe kufizimi transaksioneve në para të gatshme, qoftë biznes me biznes, pra do të ulen tavani i transaksioneve, mirëpo do të ketë tavan për transaksion me para të gatshme edhe biznes me klientë, pasi deri tani s’ka pasur. I njëjti do të jetë në pajtim me praktikat e mira që janë në Bashkimin Evropian, si për shembull ku blerjet që bëjnë klientët me para të gatshme janë të kufizuara, pra duhet transfer bankar. Çështja tjetër që kemi paraparë është që të ketë publikim të shmangësve tatimor që përbëjnë vepra penale, në mënyrë që të jetë edhe impakti i presionit të publikut…(Vizitat në terren) Në sektorin ta zëmë të dasmave gjatë verës, argëtimet apo jetën e natës, diskotekat, gastronomia që janë targetuar apo ka qenë informacion publik se ka shmangie tatimore”, theksoi ai.
Krahas kësaj, komisioni shqyrtoi edhe raportin vjetor financiar të Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit për vitin 2022.
Drejtoresha e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARrU), Hajrie Morina tha se borxhet ndaj institucionit që drejton janë rreth 300 mijë euro. Këto raste tha se janë dërguar në gjykatë, mirëpo disa prej tyre për shkak të vjetërsisë janë parashkruar.
Ajo, po ashtu, shtoi se kanë marrë masa ndëshkuese ndaj disa kompanive publike për shkak të faturimit në mënyrë fiktive, derisa njoftoi se kanë proceduar në gjykatë edhe kompaninë serbe që faturon në veri.
“Sa i përket borxheve që kompanitë të tjera apo operatorët të tjerë i kanë ndaj ARU-së, është një shumë diku rreth 300 mijë euro, e cila ka ndodhur në periudhën kur ne nuk kemi qenë pjesë e Autoritetit Rregullator. Këto janë adresuar në gjykatë, mirëpo është problem për rregullatorin e ujit për t’i mbledhur këto borxhe pasi janë veçse të parashkruara pasi janë të vjetra”, tha Morina.
Komisioni vendosi që raportimi i ministrit të Financave Hekuran Murati lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, si dhe raportimi i Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë të mbahet në mbledhjen e radhës./KosovaPress/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës