LAJMI I FUNDIT:

Miratohet inicimi i procedurës së shpronësimit për restaurimin e Kompleksit “Masakra e Reçakut”

Miratohet inicimi i procedurës së shpronësimit për restaurimin e Kompleksit “Masakra e Reçakut”

Kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu ka bërë të ditur se është miratuar inicimi i procedurës së shpronësimit për restaurimin e Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”, pak ditë para shënimit të 25-vjetorit të ngjarjes makabre që tronditi botën.

Aliu ka thënë se ky veprim nënkupton krijim të hapësirës shtesë për konservimin e këtij Kompleksi, duke siguruar trajtim të duhur, të përshtatshëm e të dinjitetshëm për këtë monument që simbolizon dhe është gur i provës e i të vërtetës për një ngjarje makabre më 15 janar 1999 në Reçak, kur serbët masakruan civilë të paarmatosur të të gjitha moshave.


“Kur na ndajnë vetëm pesë ditë nga përvjetori jubilar i 25-të, një çerekshekull nga ngjarja me përmasa të gjera ndërkombëtare e masakrës në Reçak, jemi të nderuar që sot është miratuar inicimi i procedurës së shpronësimit për restaurimin e Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”. Kompleksi Memorial “Masakra e Reçakut” e ka vëmendjen e merituar të institucioneve të Kosovës përkitazi me relevancën e jashtëzakonshme historike që Memoriali përfaqëson”, ka shkruar ai.

Ndryshe, më 15 janar 1999, 42 civilë të pafajshëm e të paarmatosur shqiptarë vriten e masakrohen barbarisht nga ushtria serbe në Reçak.

Ish-shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit.

Tmerret në Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën dhe shpalosën të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit serb Sllobodan Millosheviq, që nxiti ndërhyrjen ajrore të NATO-s ndaj forcave ushtarake e policore serbe.

25-vjetori i masakrës në Reçak do të mbahet nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori