LAJMI I FUNDIT:

Miratimi i ligjit për investimet strategjike, hap i pamjaftueshëm për bindjen e investitorëve (Video)

Miratimi i ligjit për investimet strategjike, hap i pamjaftueshëm për bindjen e investitorëve (Video)

Në Kosovë, ditë më parë është miratuar ligji për investime strategjike, me të cilën synohet të rriten investimet e huaja që kanë rëndësi thelbësore për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

Për njohësit e çështjeve ekonomike, ligji ka qenë i domosdoshëm.


Por, sipas tyre, kjo nuk e zgjidh edhe problemin kryesor që ka Kosova në këtë fushë, siç janë sundimi i ligjit dhe shkalla e lartë e korrupsionit, të cilat janë duke e penguar nxitjen e investimeve të huaja në vend.