Pas një kohe të gjatë mungese, është rikthyer në skenë këngëtarja e njohur Miranda Hashani.

Krijuesja e hitit “Mos më lini vet” është kthyer me një këngë të re në bashkëpunim me Erman Salihun.


“Veç një rast” mban titullin kënga e re e cila është orkestruar nga Arbnor Salihu. Nesim Islamaj është kujdesur për tekstin, ndërsa “DProduction” ka realizuar videoklipin.