Bashki më bashki në Shqipëri ka filluar hapja e sezonit turistik. Zonat bregdetare tashmë po bëhen gati të presin pushuesit nga Kosova.
Ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozi, deklaroi se pushuesit nga vendet shqipfolëse përbëjnë mbi 50% të numrit të turistëve në Shqipëri.
Numri më i lartë i turistëve vijon të jetë nga Kosova dhe Minxhozi thotë se është e rëndësishme që shqiptarët e Kosovës të ndihen komod në atdheun e tyre duke krijuar kushte për pushime sa më të mira.
“Theksoj që Kosova është frekuentuesi kryesor i turizmit shqiptar. Mbi 50 për qind e turistëve vijnë nga Kosova edhe nga Maqedonia dhe për ne është shumë e rëndësishme që të krijohet një hapësirë sa më e mirë, një ambient sa më të këndshëm, në mënyrë që njerëzit të ndjehen komod në atdheun e tyre. Besoj që sivjet turizmi ka filluar më shpejt dhe ritmet e rritjes janë më të avancuara sesa në vitin e kaluar” tha Minxhozi.
Shqetësimi i këtij viti janë çmimet që kanë pësuar rritje të ndjeshme në çdo sektor. Mirëpo, ambasadori Minxhozi u shpreh se nuk ka shenja se turizmi i këtij viti do të jetë më i shtrenjtë se vitin e kaluar.
“Kompanitë turistike dhe operatorët turistikë në Shqipëri, deri më tani kanë mbajtur një nivel çmimesh por kemi parasysh që kemi të bëjmë me një krizë botërore ndërkombëtare por gjithsesi nuk ka shenja që do të jetë turizmi më i shtrenjtë sesa vitin e kaluar.
Ne po mundohemi që të rrisim më shumë numrin e pushuesve në mënyrë që kjo të mos influencojë pastaj edhe në rritjen e çmimeve por të gjendet një mes, unë mendoj që janë të gjitha mundësitë që bashkëpunimi i ndërsjellët në fushën e turizmit Shqipëri- Kosovë do të sjellë risi të reja dhe një atmosferë më pozitive se vitet e kaluara”, tha Minxhozi.
Nëntorin e kaluar, Shqipëria dhe Kosova firmosën disa marrëveshje, mes të cilave edhe heqja e kufirit mes dy vendeve në mënyrë që kalimi të bëhet pa ndalesa. Kjo ishte premtuar se do të ndodhë gjatë sezonit turistik. Por kjo ende nuk ka filluar së zbatuari.
Ambasadori i Shqipërisë shprehet i kënaqur me zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet të dy vendeve, duke thënë se të dy qeveritë kanë filluar të shkëmbejnë informacione institucionale për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin.
Sipas Minxhozit, tashmë kanë filluar edhe me disa plane më konkrete për të respektuar të gjitha ujditë të cilat tashmë janë të vendosura nga dy shefat e ekzekutivit, Kosovë- Shqipëri.
“Mendoj që marrëveshjet e nënshkruara në nëntor të vitit të kaluar po gjejnë zbatim për këto gjashtë muaj që kanë kaluar në mënyrë shumë pozitive, ka një rritje cilësore ka një angazhim më të madh të strukturave shtetërore, institucioneve të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe mendoj që jemi në rrugën e duhur, kemi rritje të shkëmbimeve, kemi rritje të informacioneve të ndërsjella, kemi marrëveshje të ndërsjella ku po gjejnë zbatim, kemi plane që po përkojnë me të gjitha vendimet që kanë marrë qeveritë” deklaroi Minxhozi.
Më 26 nëntor të vitit të kaluar, në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës u nënshkruan 13 marrëveshje në disa fusha, aplikimin e të cilave në praktikë u zotuan që ta bëjnë të dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën