Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka reaguar pas vdekjes së akademikut Rexhep Qosja.

Ai, Qosjen e ka cilësuar si një nga figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar.


“Me dhimbje të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja, rilindasit të fundit të Kombit Shqiptar”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se ceremonia e varrimit tashmë ka përfunduar dhe është mbajtur në Prishtinë, vetëm në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.

Sipas tyre, duke respektuar dëshirën e vetë akademikut, nuk do të organizohen pritje familjare dhe as nuk do të ketë pjesëmarrje në organizime institucionale për homazhe apo ngushëllime.

Vdekja e Rexhep Qosjes ka nxitur reagime të shumta nga figura publike, akademike dhe politike në mbarë hapësirën shqiptare, duke e vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në letërsi, histori dhe mendim kritik./Telegrafi.