LAJMI I FUNDIT:

Minxhozi falënderon FSK-në për ndihmën dhënë Shqipërisë pas vërshimeve

Minxhozi falënderon FSK-në për ndihmën dhënë Shqipërisë pas vërshimeve

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.

Ministri Berisha e njoftoi ambasadorin Minxhozi me të arriturat e përgjithshme të MFSK-së dhe FSK-së, si dhe e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë.


Gjithashtu ministri Berisha foli edhe për procesin e transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Berisha me ambasadorin Minxhozi bisedoi edhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e shkollimit dhe të trajnimeve për pjesëtarët e FSK-së në Republikën e Shqipërisë dhe pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë, duke u ndërlidhur me Qendrën e trajnimit të Kërkim-Shpëtimit në Pomozotin dhe Qendrën Universitare të FSK-së, ku studiojnë edhe kadetë nga Shqipëria, si dhe biseduan edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Minxhozi, me këtë rast falënderoi ministrin Berisha, komandantin e FSK-së dhe FSK-në, për intervenimin e shpejtë në Republikën e Shqipërisë pas vërshimeve, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve të Shqipërisë.

Ai theksoi se ky bashkëpunim është në interes jo vetëm të dyja shteteve, por edhe në interes të paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori