LAJMI I FUNDIT:

Minstri Gashi: Me KOK-un jemi dakorduar që ta shtyjmë përpara edhe ligjin e ri për sport

Minstri Gashi: Me KOK-un jemi dakorduar që ta shtyjmë përpara edhe ligjin e ri për sport

Presidenti i Komiteti Olimpik i Kosovë ka pritur në takim ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me ç’rast kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi i cili ka të bëjë me mbështetje financiare të KOK-ut, në mënyrë që të jetë sa më i lehtë realizimi i objektivave të tyre.

Presidentit i KOK-ut, Besim Hasani kërkoi nga Ministria një vend më të madh për zyrat e Komitetit, pasi që puna në këtë institucion është rritur, duke parë hovin e madh me të cilën është duke u zhvilluar sporti në Kosovë.


Pas takimit, Hasani tha se këto dy institucione kanë një bashkëpunim shumë të mirë mes vete dhe shpreson që ky bashkëpunim të zgjasë sa më shumë të jetë e mundur.

“Sot u bë nënshkrimi i memorandumit mes Ministrisë për Rini, Kulturë dhe Sport dhe Komitetit Olimpik të Kosovës. Kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme për ne sepse plani strategjik, objektivat strategjike për t’u arritur duan edhe mbështetje financiare. I premtoj këtu edhe ministrit edhe lëvizjes Olimpike se Komiteti Olimpik do të angazhohet maksimalit në arritjen e objektivave të saja strategjike. Ne padyshim që kemi mbështetje edhe nga Komiteti i Biznesit, edhe atje kemi të hyra. Plani ynë është që në të ardhmen që të dominojmë me përqindje sa më të lartë se sa është tash. Përtej memorandumit ne diskutuam edhe për çështje tjera që preokupojnë jo vetëm Komitetin Olimpik por edhe Lëvizjen Olimpike, pra federatat, klubet dhe sportistët, kjo ndërlidhet pra me ligjin për sponsorime dhe ne presim nga deputetët që ta bëjnë nënshkrimin e ligjit për sponsorime”, tha Hasani, raporton ksp.

Një vit pas miratimit në Kuvend, Ligji për Sponsorizim në sport mbetet vetëm në letër
Lexo po ashtu Një vit pas miratimit në Kuvend, Ligji për Sponsorizim në sport mbetet vetëm në letër

Ndërsa ministri Gashi pas nënshkrimit të memorandumit u shpreh tejet i lumtur rreth bashkëpunimeve dhe ndihmës të cilën ministria është duke ofruar për institucionet sportive, dhe kjo sipas tij nuk është e tëra pasi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Jemi dakorduar sot që ta shtyjmë përpara edhe ligjin e ri për sport. Ne kemi një ligj aktual i cili nuk përkon me kërkesat dhe nevojat e kohës, pra ka zhvillime të hovshme të sport, kështu që duhet ta kemi një ligj i cili edhe më tutje e favorizon sportin në Kosovë, dhe po ashtu jemi duke punuar me interes të madh në strategjinë e sportit. Sot jam këtu edhe për një lajm për KOK-un, pra sot kemi vendosur se ky objekt ku aktualisht operon Komiteti Olimpik i Kosovës, ku aktualisht ka një hapësirë shumë të vogël, t’ia mundësojmë ta shfrytëzojnë edhe një kat tjetër të këtij objekti, sepse kemi vendosur që departamentin e sportit në kuadër të këtij objekti ta vendosim në një objekt tjetër në mënyrë që t’i ofrohet hapësirë më e madhe Komitetit Olimpik për zhvillimin e aktiviteteve”, u shpreh Gashi.

Ky memorandum bashkëpunimi gjithashtu do të jetë një ndihmë e madhe për Komitetin Olimpik të Kosovës, pasi që bëhet fjalë për ndarjen e një shume rreth 300 mijë euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë

Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë

Ligat tjera
Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te

Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te "Etihad Stadium"

Liga e Kampionëve
Milani pritet ta kompletojë trasnferimin e top lojtarit para derbit me Interin

Milani pritet ta kompletojë trasnferimin e top lojtarit para derbit me Interin

Serie A
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

FIFA bën revolucion në rregullat e transferimeve, mund të ndryshojë plotësisht të ardhmen e Salah në Liverpool

FIFA bën revolucion në rregullat e transferimeve, mund të ndryshojë plotësisht të ardhmen e Salah në Liverpool

Premier League
Real Madridi ka bërë kërkesë shokuese në federatën spanjolle për gjyqtarët e Ligës Premier

Real Madridi ka bërë kërkesë shokuese në federatën spanjolle për gjyqtarët e Ligës Premier

La Liga
Kalo në kategori