Për shkak të fundjavës së vazhduar dhe duke pasur parasysh rritjen e numrit të vizitorëve në vendet turistike në Maqedoni, Ministria e Shëndetësisë bën apel që të respektohen protokollet e sjellura nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse e që kanë të bëjnë për punën në pishina dhe në plazhet gjatë pandemisë së coronavirusit, si nga vizitorët, ashtu edhe nga të punësuarit.

Rekomandimet përfshinë rregulla për sjellje në plazhe që janë për të gjithë të punësuarit dhe vizitorët. Duhet të mbahet maska mbrojtëse ku mbulohet hunda dhe goja, vende ku ka mjete për dezinfektimin e duarve, largësi trupore prej 1.5 deri në 2 metra, ndërsa kjo largësi të mbahet edhe në ujë, si dhe kufizim të numrit të vizitorëve në plazh, përkatësisht maksimum 15 vizitorë në 100 metra katror hapësira, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas protokollit për punë në plazhe gjatë pandemisë së coronavirusitm përveç respektimit të masave parandaluese bazë: mbajtja e maskave dhe largësisë trupore prej dy metrave, larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun, apo me mjete të dezinfektimit, parashihet edhe pastrimi dhe dezinfektimi i rrethinës së plazheve dhe informimin i saktë i vizitorëve me material informativ-edukues e që ka të bëjë me respektim të masave parandaluese dhe mënyrës së sjellljes.

Në plazh mes çadrave duhet të ketë largësi prej katër metrave, dhe largësi prej 1.5 deri në 2 metra mes karrikeve para çadrave. Karriget duhet të dezinfektohen para dhe pas përdorimit të secili vizitor, ndërsa secili person duhet të vendos peshqir në karrige para se ta përdor.

Poashtu ndalohen sportet grupore (si volejbolli në plazh), dhe duhet të ketë persona të cilët do ta kontrollojnë numrin e vizitorëve dhe zbatimin e masave.

Protokolli për punë në plazh gjatë pandemisë së coronavirusit rregullon edhe masat sanitare-higjienike, rekomandime për punonjësit, ndërsa për shërbimet hotelerike rekomandohet respektimi i protokollit për veprimtari hotelerike në kushte të coronaviursit.

Sa i përket punës dhe funksionimit të pishinave, në protokoll për punë për pishinat gjatë pandemisë së coronavirusit, krahas respektimit të masave kryesore poashtu para hyrjes duhet të mbahet largësi prej 1.5 deri në 2 metra.

Gjithashtu punonjësi dhe vizitori duhet të sigurojë largësi trupore prej 2 metrash. Rekomandohet pagesa pa kontakt me kartela apo të sigurohet bileta përmes blerjes online.

Përdorimi i zhveshtores është e lejuar vetëm një vizitor në një zhveshtore dhe të mbahet rend. Rekomandohet që të dezinfektohen zhveshtore çdo dy orë. Gjatë hyrjes në pishinë, çdo vizitor duhet të bëj tush dhe ta kalojë barrierën me klor për larjen e këmbëve./Telegrafi/