Minoski-Leviçek: Qeveria duhet të synojë drejt krijimit të sistemit tatimor, bazuar në parimet e transparencës
Përmirësim i kornizës juridike në sferën e tatimimit të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë përmes harmonizimit me direktivat e BE-së dhe përforcim i kapaciteteve të Sektorit për politikë tatimore dhe doganore pranë Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike me qëllim të zbatimit efikas të ligjeve dhe rregullave tatimore. Ato janë qëllimet e tuining llajt projektit të përbashkët “Harmonizimi i mëtutjeshëm i legjislaturës tatimore me ligjet e BE-së”, realizuar nga Ministria e Financave nga Republika e Maqedonisë dhe Qendrës për legjislaturë ndërkombëtare dhe evropiane ekonomike dhe Organit të pavarur për të ardhura publike nga Greqia, ishte cekur në konferencën e sotme përfunduese në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri i Financave, Kiril Minoski tha se projekti ka rëndësi të madhe duke e pasur parasysh nevojën e Republikës së Maqedonisë nga implementimi i vazhdueshëm i direktivave të BE-së në legjislaturën vendore si vend kandidat për anëtarësim në BE. Minoski theksoi se përforcimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve të Ministrisë së Financave dhe DAP-it me qëllim të implementimit efikas të ndryshimeve të propozuara në legjislaturën vendore në sferën e tatimimit të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë, si dhe realizim i pagesës efikase të tatimeve, njofton AIM.
Jaromir Leviçek nga Delegacioni i BE-së tha se secila qeveri duhet të synojë drejt krijimit të sistemit tatimor bazuar në parimet e transparencës, përgjegjësisë dh konkurrencës së barabartë tatimore. Ambasadori i Greqisë në Maqedoni, Dimitris Janaakakis tha se përfundimi i projektit ka rëndësi të madhe sepse do të thotë implementim i suksesshëm i tuining projektit të parë të zbatuar nga institucionet e dy vendeve tona. Projekti është realizuar në periudhë prej tetë muajve prej nëntorit të vitit 2016 dhe financiarisht i mbështetur nga BE-ja me 249.960 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotikë dhe posedim armësh – njëri gëlltiti qesen me kokainë gjatë arrestimit
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak, në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
Kurti për “The Times”: Në Ballkan kemi një Rusi të vogël, që është Serbia
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251