LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Ziviq takoi deputeten Emilija Redzepi

Ministrja Ziviq takoi deputeten Emilija Redzepi

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq, u takua sot me presidenten e Partisë së Re Demokratike dhe deputeten në Kuvendin e Kosovës, Emilija Redzepi.

Gjatë këtij takimi është biseduar rreth ofrimit të mbështetjes dhe përmirësimit të statusit të komuniteteve pakicë në Kosovë.


Deputetja Redzepi ka kërkuar nga ministrja mbështetje për fermerët e komuniteteve minoritare.

Ministrja Ziviq shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje për të gjithë fermerët, përfshirë këtu edhe fermerët e komuniteteve minoritare, me qëllim të zhvillimit dhe zgjerimit të veprimtarive të tyre bujqësore.

Në anën tjetër, deputetja Emilija Redzepi, falënderoi ministren për gatishmërinë e saj për mbështetje të komuniteteve pakicë dhe theksoi nevojën për përkrahjen e fermerëve në gjithë territorin e Kosovës. /Telegrafi/