LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Ziviq siguron përkrahje për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

Ministrja Ziviq siguron përkrahje për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq, gjatë ditës së sotme priti në takim përfaqësuesit e fondit të projektit “G2G US$ MI TYPE Funding”, përmes bankës HSBC të Londrës dhe fondeve nga Rezervat Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim u diskutua për mundësinë e përfitimit të fondeve për projektin e zhvillimit të bujqësisë, projekt ky i hartuar nga zëvendësministri i Bujqësisë, Shukri Maxhuni.


Pas elaborimit të projektit nga zëvendësministri Maxhuni, i cili ngërthen në vete rreth 30 fusha me fokus bujqësinë në të cilat ka nevojë për mbështetje, siç është sektori i blegtorisë, hortikulturës, lavërtarisë, shkollat e fakulteti i bujqësisë, etj.,

Ministrja Ziviq shprehi mirënjohjen e saj për vizitën e këtij delegacioni dhe i njoftoi të pranishmit me mbështetjen që qeveria po jep ndaj fermerëve dhe prodhuesve. Ajo deklaroi se ka një rritje të prodhimit në vend, por theksoi gjithashtu nevojën që ka sektori për mbështetje. Në fokus të këtij takimi u vu nevoja për mbështetje në sektorin e ujitjes së tokave bujqësore dhe ndërtimin e digave.

Përfaqësuesit italian të këtij delegacioni shprehen vullnetin për mbështetjen e projekteve, të cilat do të kenë ndikim në zhvillimin e bujqësisë, sidomos në zonat rurale.

Vlen të theksohet se përfaqësuesit e projektit në fjalë janë duke zhvilluar procedurat me Bankën Qendrore të Kosovës, për transferimin e mjeteve dhe pastaj pritet të nënshkruhet marrëveshja për zbatimin e projekteve në fjalë. /Telegrafi/