LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Shahini propozon shkëmbimin e nxënësve Kosovë-Shqipëri

Ministrja Shahini propozon shkëmbimin e nxënësve Kosovë-Shqipëri

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot ka pritur në takim ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini, ku temë diskutimi ka qenë thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë për sistemin arsimor universitar dhe para universitar.

Ministri Bytyqi ka thënë se ministrja Shahini ka propozuar dy projekte që kanë të bëjnë me shkëmbimin e nxënësve dhe shfrytëzimi i bibliotekës elektronike të Shqipërisë edhe nga studentët kosovarë.


“Diskutuam për projekte të cilat i kemi filluar dhe të cilat duhet t’i vazhdojmë, mirëpo pati diskutime edhe për projekte të reja që na presin në mes dy Ministrive, pra një bashkëpunim i mirëfilltë që ka ekzistuar e që do të vazhdoj. Ministrja ka ardhur me dy propozime konkrete të cilat kanë një rëndësi të veçantë. Një propozim ka të bëjë me arsimin e lartë dhe një projekt tjetër që ka të bëjë me arsimin para universitar. Të dy këto propozime kanë një vlerë të madhe edhe për studentët tanë dhe për nxënësit tanë… Ne do të marrim hapa të menjëhershëm që në bashkëpunim me ministren t’’ realizojmë”, theksoi Bytyqi, raporton KP.

Ministrja Shahini deklaroi se në kuadër të përgjigjeve që Qeveria e Shqipërisë i ka dhënë protestës së studentëve në Tiranë, është edhe biblioteka elektronike që studentët e kanë kërkuar si një mundësi tjetër për ta përmirësuar kërkimin shkencor në universitetet publike të Republikës së Shqipërisë.

Shahini tha se biblioteka elektronike është në dispozicion për 110 mijë studentë të Shqipërisë, por që është propozuar të jetë e njëjta pako edhe për studentët kosovarë.

“Kjo bibliotekë do t’i jepet në dispozicion 110 mijë studentëve të universiteteve publike që janë në Shqipëri dhe kërkuesve të tjerë shkencor për një periudhë trevjeçare. Pake  shumë e njëjta pako mund të vije në dispozicion edhe për studentët në Republikën e Kosovës… Dhe projekti i dytë që diskutuam konkretisht me ministrin që shpresojmë ta realizojmë sa më shpejt, është një projekt i shkëmbimit të nxënëseve. Ideja është që nxënësit e shkollave të mesme nga Shqipëria për të marr orë mësimi nga gjimnazet në Kosovë dhe nxënës nga Kosova të kalojnë kohë në Shqipëri duke marrë pjesë në mësimin ditor në Shqipëri”, theksoi Shahni.

Ajo shpreson që ky projekt do të realizohet deri në pranverë. Ndryshe, biblioteka elektronike është një platformë e cila ka miliona artikuj shkencor, diku 170 mijë libra që mund të përdoren për fusha të ndryshme të studimeve, si dhe pako përmes së cilave mësohet gjuha e huaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori