LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha në Bruksel, Komisioni LIBE diskuton liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministrja Hoxha në Bruksel, Komisioni LIBE diskuton liberalizimin e vizave për Kosovën
Foto: Arkiv

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha sot do të jetë në Bruksel, ndërsa në Komisionin për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) Bashkimit Evropian pritet të diskutojë për procesin e liberalizimit të vizave.

Ministrja Hoxha një ditë më parë pas takimit të Këshillit Ndërministror për Integrim Evropian tha se pret mbështetje nga ky Komision, për të kaluar çështje e liberalizimit të vizave në Parlamentin Evropian.


“…Do të mbahet takimi i komitetit LIBE, dhe  unë do të jem në Bruksel me ç’rast do të takohem me eurodeputeten dhe raportuesen për liberalizimin e vizave me Kosovën, Tanja Fajon dhe presim lajme të mira që në LIBE që çështja e vizave për Kosovën të miratohet dhe të kalojë ky proces e të kaloj në hapin e radhës që është miratimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian”, tha ministrja Hoxha.

Ndryshe, trajtimi i çështjes së vizave në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), që do të mbahet më 29 gusht, paraqet hapin e parë të vendimmarrjes për vizat, pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian (KE).

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori