Ministri i deritashëm i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala ja ka dorëzuar detyrën ministres së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjik, Rozeta Hajdari.

Reklama

Shala me këtë rast e ka uruar ministren Hajdari për suksese.

“Sot zyrtarisht e dorëzuam detyrën, specifikë është që kjo ministri kalon në zhvillimin ekonomik dhe një pjesë në atë të arsimit. Shprehëm gatishmërinë që edhe në të ardhmen të bashkëpunojmë për të rinjtë e Kosovës. Si Ministri e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, kemi përkrahur rreth 250 biznese fillestare dhe kompani të ndryshme, kemi themeluar Qendrat e Inovacionit dhe Ndërnmarrësisë në Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë dhe disa të tjera janë në proces të themelimit. Kemi përkrahur dhe themeluar Qendrën Mulitifunksionale Inovative në Shtime, kemi filluar me përkrahjen me pajisje të teknologjisë informative të kabineteve nëpër shkollat e mesme të Kosovës, si dhe shumë projekte të tjera që do t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik të vendit”, theksoi Shala.

Reklama
Reklama

Po ashtu, ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i ka dorëzuar sot detyrën ministres Hajdari, të cilës i ka njoftuar me të arriturat dhe sfidat.

Lluka e ka njoftuar ministren Hajdari për projektet, të cilat janë realizuar, ato të cilat janë në proces dhe ato që priten të fillojnë në fushën e teknologjisë, energjisë, ndërmarrjeve publike dhe minierave. /Telegrafi/