LAJMI I FUNDIT:

Ministrja gjermane e Mbrojtjes viziton Odesan, nga atje u premton ukrainasve sistemin raketor IRIS-T SL

Ministrja gjermane e Mbrojtjes viziton Odesan, nga atje u premton ukrainasve sistemin raketor IRIS-T SL

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, e cila mbrëmë pa kurrfarë paralajmërimi udhëtoi në Odesa të Ukrainës, gjatë një bisede homologun ukrainas Oleksii Reznikov, i premtoi se do të dërgojnë sisteme raketore kundërajrore IRIS-T SL, por jo edhe tanke, shkruan Welt.

Lambrecht në Odesa kreu inspektimin e topave kundërajror gjerman “gepard” gjatë takimit më Reznikovin, duke paralajmëruar se së shpejti do të arrijnë edhe sistemet kundërajrore IRIS-T SLM, transmeton Telegrafi.

“Ukraina tani po ballafaqohet me numër të madh të sulmeve ajrore, kështu që mbrojtja përfshirë edhe fluturaket pa pilotë, janë shumë të rëndësishëm”, tha Lambrecht.


Sa i përket kërkesës së Ukrainës për furnizim me tanke, ajo tha qartë se Gjermania nuk mund ta zgjidh këtë çështje pa marrëveshje me partnerët në NATO.

“Gjermania prej fillimit ka qenë e qartë se nuk do të veprojë e vetme në këtë fushë. Ukraina gjithashtu e di se pa koordinim me partnerët tanë nuk mund të bëhet asgjë”, shtoi ministrja gjermane e Mbrojtjes.

E vizitës e saj në Ukrainë e ka konfirmuar në Twitter vet ministria që ajo drejton, duke pranuar se në Odesa është takuar me Reznikovin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Kalo në kategori