LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Bajrami reagon ndaj shkrimit “Ministrja Bajrami sulm personal ndaj Mustafës, i zbriti rrogën burrit”

Ministrja Bajrami reagon ndaj shkrimit “Ministrja Bajrami sulm personal ndaj Mustafës, i zbriti rrogën burrit”

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami ka reaguar ndaj në shkrimi të publikuar sot me titull “Ministrja Bajrami sulm personal ndaj Mustafës, i zbriti rrogën burrit”.

Sipas ministres, shkrimi në fjalë është joprofesional dhe tendencioz.


Ministrja Bajrami sulm personal ndaj Mustafës, i zbriti rrogën burrit
Lexo po ashtu Ministrja Bajrami sulm personal ndaj Mustafës, i zbriti rrogën burrit

Më poshtë u sjellim reagimin e plotë:

Reagim lidhur me shkrimin joprofesional dhe tendencioz të portalit të Radio Televizionit Publik ‘RTKLIVE’ me titull: “Ministrja Bajrami, sulm personal ndaj Mustafës, i zbriti rrogën burrit” i publikuar edhe nga disa media tjera.

Lidhur me shkrimin e portalit ‘RTK Live’, të botuar sot me datë 29.12.2016, me titull “Ministrja Bajrami, sulm personal ndaj Mustafës, i zbriti rrogën burrit”, dëshiroj të sqaroj se ky shkrim është krejtësisht tendencioz, jo-profesional dhe tentim i pastër për dezinformimin e opinionit.

Si anëtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës, pikëpamjet e mia lidhur me çështjen e subvencionimit të ndërmarrjeve publike i kam shprehur dje në takimin e Qeverisë por edhe herëve tjera. Ashtu siç është në dijeni opinioni publik, këto ndërmarrje në disa raste janë duke operuar me humbje si rezultat i menaxhimit jo-profesional dhe në mospërputhje me parimet e qeverisjes korporative.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur dje, me datë 28 dhjetor 2016, e kam bërë të qartë që si ministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe si qytetare e këtij vendi asnjëherë nuk jam pajtuar dhe nuk pajtohem që ndërmarrjet publike të cilat po punojnë me humbje të kërkojnë financime nga buxheti i taksapaguesve të Kosovës, buxhet të cilin po mundohemi ta kalojmë çdo ditë e më shumë në funksion të investimeve kapitale me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Lidhur me dëmin e madh të pësuar në rastin e arbitrazhit të Telekomit të Kosovës, dëshiroj ta bëj të qartë pikëpamjen time, e cila po tentohet të deformohet me qëllim ashtu siç ka ndodhur në artikullin joprofesional dhe tendencioz të portalit RTK LIVE, se kërkoj edhe një herë që secili zyrtar i cili mund të ketë bërë shkelje ligjore të cilat kanë ndikuar në dëmtimin e buxhetit publik të Republikës së Kosovës duhet të jap përgjegjësi. Unë nuk jam marrë dhe as nuk e kam ndërmend të merrem me individë të caktuar sepse nuk paragjykoj fajësinë individuale të askujt, por u bëj thirrje organeve kompetente që të merren me gjetjen e përgjegjësve në mënyrë që secili individ të merr përgjegjësinë e duhur për veprimet e tij.

Tentativa e artikullshkruesit për t’i ndërlidhur deklaratat të mia rreth kësaj teme me motive personale dhe familjare është përpjekje e qëllimshme për ta anashkaluar dhe tërhequr vëmendjen e publikut nga çështja kryesore, siç është dëmtimi milionësh i buxhetit të Kosovës, tek çështje krejtësisht triviale dhe të cilat nuk kanë asnjë ndërlidhje me rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori