LAJMI I FUNDIT:

Ministria shqiptare e Mbrojtjes jep sqarime pas vdekjes së ushtarit në Afganistan

Ministria shqiptare e Mbrojtjes jep sqarime pas vdekjes së ushtarit në Afganistan

Ushtari shqiptar Xhevair Jazaj ka humbur jetën në mbrëmjen e ditës së martë në Afganistan.

Pas këtij rasti, Ministria shqiptare e Mbrojtjes njofton se po bashkëpunon me Komandën e Operacionit për të hetuar mbi rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë kanë siguruar familjarët dhe personelin se do t’u gjenden pranë deri në përmbushjen e misionit.


“Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J. Autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në ta cilat ka ndodhur ngjarja. Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e tu gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin. Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Ushtari që vdiq dje është i dyti shqiptar që ndërron jetë në mision në Afganistan, pasi në shkurt të 2012-së u ekzekutua kapiten Feti Vogli pas një prite me armë në një fshat të Kandaharit.

Ndërron jetë ushtari shqiptar në Afganistan
Lexo po ashtu Ndërron jetë ushtari shqiptar në Afganistan

Ndërkohë që 2019 ranë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori