LAJMI I FUNDIT:

Ministria për Sistem Politik: Të larguarit nga “Komunalja” nuk janë të punësuar sipas programit K5

Ministria për Sistem Politik: Të larguarit nga “Komunalja” nuk janë të punësuar sipas programit K5
Foto: Telegrafi.com

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i përgënjeshtron pohimet se të punësuarit nga NP “Higjiena Komunale – Shkup” që janë larguar nga puna, janë punësuar sipas Programit K5, Programit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, gjegjësisht ajo që është lëndë e reagimit tonë.

“Në mënyrë plotësuese, ju njoftojmë se plani për shpërndarjen e të punësuarve sipas Programit K5 është realizuar me sukses.


Sipas këtij plani të përgatitur nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë shpërndarë gjithsej 1.349 nëpunës administrativ, prej të cilëve për 1.023 nëpunës administrativ transferi është realizuar, ndërsa për 137 nëpunës tjerë administrativ procedura është në vijim e sipër”, njoftojnë nga Ministria për Sistem Politik.

Gjithashtu, theksojnë nga atje, se për 162 nëpunës administrativë marrëdhënia e punës është ndërprerë për arsye të ndryshme, pra pension, dorëheqje nga punonjësi ose punëdhënësi etj.

Nga atje shtojnë se mbeten edhe 27 nëpunës administrativë të cilët janë në fazën e shpërndarjes varësisht nevojave të institucioneve dhe në korrelacion me aftësitë e tyre të punës./Telegrafi/

Arsovska arsyeton largimin e 33 punëtorëve nga puna: Nuk i kanë kryer obligimet e përcaktuara
Lexo po ashtu Arsovska arsyeton largimin e 33 punëtorëve nga puna: Nuk i kanë kryer obligimet e përcaktuara

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori