Koalicioni qeverisës ka disa muaj që nuk po arrin ta zëvendësojë Bekim Çollakun në postin e ministrit të Integrimeve. Mungesa e ministrit të Integrimeve po e zvarrit edhe procesin integrues e në veçanti MSA-në. Edhe Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësimin e tij në raportin për Kosovën, lidhur me postin vakant të ministrit të IE-së.
Lënia e Ministrisë së Integrimit pa ministër do të ndikojë negativisht në proceset e Kosovës, veçmas në zbatimin e mirëfilltë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Kështu kanë paralajmëruar përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe njohësit e integrimeve evropiane në Kosovë.
Sipas tyre, lënia vakant e këtij posti e bën gati të pamundur koordinimin e procesit të MSA-së, pasi që, siç shprehen ata, MIE-ja është institucioni kryesor që merret me koordinimin e të gjitha institucioneve të tjera për zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Përderisa përfaqësues të Qeverisë thonë se ministri në këtë dikaster do të emërohet atëherë pasi koalicioni do ta propozojë një kandidat, opozita thotë se në kohën kur do të duhej të punohej më shumë për integrim Qeveria e ka lënë dikasterin e integrimeve fare pa udhëheqës.
Parlamenti Evropian, i shqetësuar për postin vakant të kreut të MIE-së
Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësimin e tij në raportin për Kosovën, lidhur me postin e zbrazët të ministrit të Integrimeve Evropiane.
Sipas këtij raporti, i cili pritet të lexohet të hënën, lënia bosh e këtij posti ndikon në efikasitetin dhe në koherencën e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim.
Draftin e Raportit për Kosovën e ka përgatitur zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek. /Zëri/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës