LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Tregtisë verifikon peshoret e mullinjve para sezonit të korrje-shirjeve

Ministria e Tregtisë verifikon peshoret e mullinjve para sezonit të korrje-shirjeve
Foto arkivi

Agjencia e Metrologjisë bashkë Inspektoratin kanë bërë verifikimin e peshojave të mëdha. Verifikimi është duke u bërë para fillimit të sezonit të korrje shirjeve, me qëllim që të mos mashtrohet konsumatori.

Kryeshefi i agjencisë, Ferki Fejza, ka thënë se qëllimi kryesorë i kësaj vizite është verifikimi i peshoreve më mbrojtje të konsumatorit.


Fejza tutje shtoi se inspektimet e tilla do të bëhen edhe në qytete të tjera të Kosovës.

“Qëllimi i vizitës është verifikimi i jashtëzakonshëm për të gjitha pikat grumbulluese dhe fabrikat e miellit në këtë prag të fillimit të korrje shirjes, verifikimi i peshoreve në pika grumbulluese në funksion të mbrojtjes së konsumatorit duke pasur parasysh se kjo është njëra ndër parimet e themelore edhe të Ministrisë së Tregtisë edhe të ministrit Endrit Shala. Ky aktivitet është në përmbushje të obligimeve ligjore që dalin nga ligji për metrologjinë”, tha Fejza.

Ndërsa kryeinspektori i Ministrisë së Tregtisë, Lulzim Syla, ka bërë thirrje tek grumbulluesit që të bëjë verifikimin e peshoreve përndryshe mund të gjobiten.

“Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë i bënë thirrje të gjithë grumbulluesve që të bëjnë verifikimin e peshoreve në të kundërtën nëse nuk i bëjnë verifikimin, inspektorati i cili është në teren do të merren masa sipas ligjeve në fuqi”, tha Syla.

Verifikimi i peshoreve do të vazhdojë në mënyrë permanente në të gjitha komunat e Kosovës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori