LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë: Të dy spitalet e qytetit do të jenë të hapura për qytetarët më 7 maj

Ministria e Shëndetësisë: Të dy spitalet e qytetit do të jenë të hapura për qytetarët më 7 maj

Pacientët nga e gjithë vendi do të mund të marrin çdo ndërhyrje mjekësore gjatë vizitës së Papa Françeskut dhe do t’u përgjigjen në mënyrë adekuate të gjitha nevojave të urgjencës mjekësore të qytetarëve. Ky është mesazhi nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të një plani të përgatitur posaçërisht për vizitën e Papës të martën në Shkup.

“Qendra Klinike në Shkup do të përshtatet me standardet specifike ndërkombëtare të aplikueshme në të gjitha vendet e vizituara nga Papa në mënyrë që t’u përgjigjet nevojave më profesionale dhe më të shpejta mjekësore të delegacionit të nivelit të lartë të udhëhequr nga Papa. Paralelisht, Ministria e Shëndetësisë ka zhvilluar një plan të veçantë që do të sigurojë kujdes papengesa shëndetësore për të gjithë qytetarët që do të kenë nevojë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga atje u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të shkojnë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 shtatori” (ish-spitali ushtarak) për të gjitha nevojat shëndetësore, si dhe në Klinikën për Sëmundjet Kirurgjikale “Shën Naum Ohridski” (ish Spitali i Qytetit) për të gjitha nevojat që lidhen me kirurgjinë e tretjes, traumatologjinë, sëmundjet ortopedike, reanimacionin dhe kujdesin intensiv, urologjinë dhe neurokirurgjinë.

Këto objekte shëndetësore do të jenë në kapacitet të plotë, në mënyrë që t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve… Gjithashtu, qytetarët mund t’i drejtohen drejtë Qendrës Klinike për të gjitha shërbimet në Klinikën për Sëmundjet Pediatrike dhe Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri “, u theksua në letrën drejtuar mediave.

Për shkak të regjimit të veçantë të trafikut, automjetet private nuk do të lejohen të shkojnë në parkingun e Qendrës Klinike në të cilën do të kenë qasje vetëm automjetet e ndihmës së shpejtë.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se për shkak të protokolleve specifike që lidhen me vizitën e Papës, të gjitha kontrollet e rregullta klinike në Qendrën Klinike që qytetarët kanë planifikuar për 7 maj në kuadër të “Termini im” do të riprogramohen sa më shpejt që të jetë e mundur pas shtatë majit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori