LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë nënshkruan marrëveshje me FIZHT dhe Izraelin

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë nënshkruan marrëveshje me FIZHT dhe Izraelin

Ministria e Shëndetësisë, Shteti i Izraelit dhe Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë nënshkruan Marrëveshjen trepalëshe në fushën e mbrojtjes shëndetësore, me qëllim të promovimit dhe implementimit të inovacioneve dhe zhvillimit në fushën e shëndetësisë.

“Kjo marrëveshje e frytshme do të mundësojë veprim në më tepër fusha, siç janë: trajnimi i punonjësve të shëndetësisë për ndihmë urgjente mjekësore, edukimi në fushën e bioinformatikës, biostatistikës dhe hulumtimet klinike. Edukimi dhe shkëmbimi i ekspertëve në fushën e transplantimit dhe ehos, që tanimë kemi marrëveshje paraprake me spitalin e Qendrës Rabin në Tel Aviv gjatë vizitës sonë, si dhe me Universitetin Bar Illan për shkëmbimin e mjekëve dhe ekspertëve tanë të cilët do të shkojnë dhe do të qëndrojnë në këto spitale dhe do të mësojnë nga ekspertë të afirmuar në fushën e transplantimit. Bëhet fjalë për pajisje dhe materiale që do të përmirësojnë efikasitetin energjetik të spitaleve. E gjithë kjo që është e nevojshme për sistemin shëndetësor në Maqedoni”, theksoi ministri Filipçe.


Për këtë Marrëveshje janë siguruar 100 mijë dollarë nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe 104 mijë dollarë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit, ndërsa të njëjtit nëpërmjet Ambasadës së Izraelit në Maqedoni do të përdoren për implementim e kësaj Marrëveshjeje dhe Planit strategjik.

“Jam i lumtur që jemi në vendin prej ku do të fillojmë bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e shëndetësisë. Shpresoj se së shpejti do të fillojmë me aktivitetet. Ne në sektorin e shëndetësisë shohim potenciale shumë të ndryshme. Potenciali për partneritet strategjik në sektorin e shëndetësisë është shumë i madh”, tha ambasadori Orian dhe shtoi se është i lumtur që do të fillojnë bashkëpunim me Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Lajme
Kalo në kategori