LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë: Në Maqedoninë e Veriut nuk ka qytetar të sëmurë nga antraksi

Ministria e Shëndetësisë: Në Maqedoninë e Veriut nuk ka qytetar të sëmurë nga antraksi

Në lidhje me informacionin se sëmundja e antraksit është paraqitur në bagëti në pjesë të vendit, Ministria e Shëndetësisë informon se në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka qytetarë të sëmurë me antraks.

“Situata monitorohet nga afër dhe po procedohet në mënyrë shumë profesionale sipas protokolleve të klasit botëror. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar profilaksinë e antraksit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.


Maqedoni, OBRM-PDUKM dyshon se ka një sëmundje e rrezikshme ngjitëse që bartet nga kafsha tek njeriu
Lexo po ashtu Maqedoni, OBRM-PDUKM dyshon se ka një sëmundje e rrezikshme ngjitëse që bartet nga kafsha tek njeriu

Anëtari i opozitës së OBRM-PDUKM-së, Cvetan Tripunovski sot deklaroi publikisht se një ekzemplar i një deleje të vdekur është gjetur në shkollën veterinare, ku u gjet antraksi, pas së cilës rreth 30 punësuar në këtë fakultet janë dërguar në klinikën për sëmundje infektive në Shkup dhe aktualisht po marrin terapi./Telegrafi/